Përplasja e dhunshme para gjimnazit në Shkodër, arrestohen 2 të rinj, procedohen 5 të tjerë

13 Dhjetor 2025, 09:38Kronika TEMA
Përplasja e dhunshme para gjimnazit në Shkodër, arrestohen 2

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me sherrin që ndodhi mes adoleshentëve një ditë më parë, në lagjen “Kongresi i Permetit”.

Sipas policisë sherri ka nisur për motive të dobëta dhe disa të rinj janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin. Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur 17-vjeçare.

Pas hetimeve të ngjarjes janë arrestuar 24-vjeçari Klevin Thepi dhe 19-vjeçari Doronesto Kulla.

Gjithashtu janë proceduar edhe pesë shtetas të mitur, katër prej tyre 17 vjec dhe një 16 vjeç. Ndërkohë gjatë kontrolleve fizike, një 17-vjeçari i është gjetur kanabis, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit", njoftoi policia. 

1 Komente

  1. L
    Lani

    Jemi shoqëri me probleme. Sëmundjes që na ka kapur i duhet thika e kirurgut dhe jo mjekimet me krem e aspirina

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje