Motori me turistë turq humb kontrollin, përplas këmbësorin në Ksamil, tre të plagosur

19 Gusht 2025, 10:28Kronika TEMA
Motori me turistë turq humb kontrollin, përplas këmbësorin

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre shtetasve të huaj është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth orës 01:10, në hyrje të Ksamilit, pranë një karburanti.

Sipas policisë, një motor me targa CB 877, i drejtuar nga shtetasi turk Deyvi Varon, ka humbur kontrollin duke dalë në trotuar, shkruan A2. 

Si pasojë e përplasjes janë plagosur këmbësori italian Salvatore Caruso, drejtuesi i motorit Deyvi Varon dhe pasagjeri i tij, shtetasi turk Mert Faro, i cili dyshohet të ketë pësuar frakturë në këmbë.

Të lënduarit u transportuan menjëherë në spitalin e Sarandës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje