Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi kishte ndërtuar pa leje një objekt tre katësh në lagjen “Barrikadë” që do të funksiononte si hotel.
Aksioni erdhi në kuadër të kontrollit të territorit dhe lirimit të hapësirave publike në vend.
“Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi A. G. kishte ndërtuar pa leje, një objekt trekatësh, të destinuar si hotel. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë 30-vjeçarin”, tha policia vendore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Vellai ndertonte per qejf mu ne mes te qyetit nje OBJEKT me 3 kate dhe me ne fund "Shërbimet kishin siguruar informacione në rrugë operative, se një person kishte ndërtuar pa leje, duke ushtruar menjëherë kontroll në terren." Po ne kete rast eshte me ja qi nonen dhe me e plas ne burg ata/ato zyrtare qe e kane lene. Po keshtu pastaj i bie qe te mos kemi mo fare ADMINISTRATE PUBLIKE.
Arrestuan në flagrancë???? Ore këta gazetarë a e dinë kuptimin e fjalës flagrancë?? Ai ka muaj që po e ndërton hotelin apo vë një tullë çdo natë....
Ku ishin zbatusit e ligjit? Tre katesh nuk eshte ndertuar per nje nate. Shteti duhet te jete serjoz!