Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, procedohen penalisht 2 shtetas

1 Gusht 2025, 10:10Kronika TEMA
Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, procedohen

Policia e Kavajës ka nisur hetimet për dy persona të cilët një ditë më parë ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh.    

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se 66-vjeçari dhe 70-vjeçari dyshohet se e vendosën zjarrin për djegien e mbeturinave, por si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën edhe dy sipërfaqe toke në pronësi të tyre

"Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasve R. S. dhe F. K., të cilët dyshohet se kanë ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dy sipërfaqe toke në pronësi të tyre.  

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 66 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe dhe F. K., 70 vjeç, banues në fshatin Luz i Madh", njoftoi policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.   

Lini një Përgjigje