Rasti ‘Gëllçi’ në Strasburg, shpërthen avokati i tij: ‘Adoleshenca’ e Dumanit ma turpëron shtetin

31 Korrik 2025, 21:20Kronika TEMA
Rasti ‘Gëllçi’ në Strasburg, shpërthen avokati

Avokati i Thoma Gëllçit, Dorian Matlija, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me çështjen “Gëllçi” në Strasburg.Dumani tha se në Strasburg janë dërguar informacione të pasakta dhe se Gëllçi ishte arrestuar, jo vetëdorëzuar. Matlija e cilëson këtë deklaratë si keqinformuese dhe fyese, duke pretenduar se Gëllçi ishte vetëdorëzuar pas një telefonate me policinë dhe se kjo nuk përbën asnjë element mashtrimi në gjykatën ndërkombëtare, ku dokumentet janë të plota.

Sipas avokatit, problemi nuk qëndron tek mënyra e arrestimit, por tek shkelja e të drejtave themelore të Gëllçit, siç u konstatua nga Gjykata e Strasburgut.

Ai akuzon Dumanin se nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga ky vendim dhe e përshkruan atë si një “profesionist në fazën e adoleshencës”, që flet me vetëbesim të tepruar dhe shpesh thotë gjëra të pavërteta, edhe në instanca si OKB apo Gjykata Kushtetuese, si në rastin e gazetarit Elton Qyno.

Matlija shprehet se është ndjerë i turpëruar nga përfaqësimi i shtetit shqiptar në këto raste dhe e mbyll duke thënë se për fat të mirë, në Strasburg nuk e pyetën SPAK-un, përndryshe “turpi do të ishte edhe më i madh”.

“Adoleshenca“ e Dumanit që ma turpëron shtetin

Në përgjigje të gazetarëve, sot Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për rastin “Gëllçi” në Strasburg, duke thënë se “Avokatura e Shtetit nuk na njoftoi… Në Strasburg kanë shkuar informacione të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar“.

Te kjo deklaratë ka dy probleme, një të vogël e një të madh.
Problemi i vogël është që Altin Dumani, pa ndonjë nevojë, njollos pa të drejtë një individ, duke hedhur idera se ka gënjyer në Strasburg. Ai thotë se Thoma Gëllçi është arrestuar. Po, sigurisht që është arrestuar, sepse kishte një urdhër arresti me vendim gjykate, por problemi është te mënyra e arrestimit. Si u arrestua? Duke e ndjekur këmba këmbës me vrap, apo duke e ndjekur me makinë si nëpër filma? Apo duke dalë nga kufiri në moment të fundit? Apo i shkuan në shtëpi dhe i vunë prangat aty?

Thoma Gëllçi telefonoi vetë oficerin e policisë gjyqësore dhe i tha që ishte i gatshëm të vetëdorëzohej te policia. Dhe këtë shkoi e bëri, pavarësisht urdhërit të arrestit të nxjerrë nga SPAK. Sepse është nonsens për një jurist që të bëjë batuta të tilla sikur Thomai paska thënë që është dorëzuar vetë, mundësisht duke kërkuar të arrestohet pa ndonjë urdhër arresti… Por le ta lëmë këtë detaj mënjanë sepse ky është problem i vogël që Thoma Gëllçin nuk e nxin dot për sa kohë në Strasburg nuk shkuan vetëm fjalët e Thomait, por edhe dosja e gjyqit. Dhe Strasburgu ka një seksion të tërë juristësh shqiptarë që dinë të lexojnë shqip dhe nuk ndodh të bëjnë gabime kur i përkthejnë dokumentat për gjyqtarët e Strasburgut.

Problemi i madh këtu është që Dumani nuk ka nxjerrë leksione nga vendimet e gjykatave supreme për të drejtat e njeriut, siç është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Strasburgut, të paktën në ato raste që unë i kam ndjekur vetë.

Por, përpara se ta shpjegoj këtë, po bëj një parantezë të vogël këtu.
Fazat e jetës profesionale i ngjajnë shumë fazave të jetës së njeriut si qenie. Në fillim të jetës, kur jemi fëmijë, shumë gjëra nuk i dimë, kemi pasiguri dhe duam mbështetje e mbrojtje nga prindërit. Edhe në fillimet e karrierës, profesionisti është i pasigurtë, ka paqartësira, frikëra, ka nevojë për kujdes dhe mentorim. Pastaj vjen faza e dytë, ajo e adoleshencës, ku njeriu merr kot, i duket vetja se i di të gjitha, bëhet trim dhe mendjemadh. Edhe adoleshenca profesionale është e tillë, ku profesionisti kujton së tashmë ia mori dorën punës, i mësoi çfarë i duhej dhe flet me sigurira, por njëkohësisht këput edhe broçkulla që vetë i duken si mençurira. Në fazën e pjekurisë pastaj, njeriu mëson që gjërat janë shumë më të komplikuara dhe bëhet më i përulur e më i kujdesshëm, më i matur dhe më i mençur. Kështu edhe profesionisti i pjekur, mëson leksionin bazë “sa të rrosh do mësosh”.

Altin Dumani, me këtë deklaratë për Gëllçin, më ngjau në fazën e adoleshencës profesionale, që i duket vetja se nuk ka çfarë të mësojë nga Strasburgu, përkundrazi është Strasburgu që duhej të mësonte ca fakte prej tij. Nëse do ishte i matur do thoshte: “Rastin Gëllçi e kemi studiuar dhe kemi nxjerrë leksionet për gjërat që nuk duhet t’i bëjmë më”. Dhe vërtet që aty Strasburgu i tha troç që nuk arreston dot njerëz sepse ke dyshime që do arratisen, pa pasur prova. Për më tepër, do i ndalosh daljen jashtë shtetit dhe jo të kërkosh burgosjen. Strasburgu i tha troç që edhe kur thua që personi do rrezikojë provat, duhet të thuash edhe se cilat prova do mblidhje, pse janë të rëndësishme ato, pse nuk i mblodhe dot për dy vjet e kusur hetime, çfarë vlere do kishin ato kundër Gëllçit, që të duhej kaq shumë ky arresti, kur Gëllçi nuk ishte më as drejtor, por një qytetar i thjeshtë? Strasburgu i tha që arrestimi nuk duhej bërë fare, dhe pavarësisht se e u vetëdorëzua, kjo nuk ka rëndësi për sa kohë arrestimi ishte i paligjshëm.

I nxori leksionet e duhura Dumani, që mos kërkojë arrestime kot, për hir të bravadove institucionale të SPAK në lajmet e darkës? Më duket se jo, sepse edhe sot ai po flet për detajin më të parëndësishëm të asaj dosjeje, për të cilën Strasburgut nuk i luan asnjë gram në peshore. Si të ishte arrestuar me bujë si nëpër filma, apo si të ishte dorëzuar vetë, kjo është pesë me hiç për argumentat bazë që e bënë atë çështje të fituar nga Gëllçi. Kjo çështja e vetëdorëzimit, në këtë rast ka vlerë vetëm për diletantizmin e Dumanit që nuk ngurron ta transformojë për gazetarët duke harruar që këto deklarata i ndjek edhe publiku i specializuar, si ne avokatët për shembull.

Dumani nuk nxori leksione as nga vendimmarrja e OKB-së dhe Gjykatës Kushtetuese për çështjen e gazetarit Elton Qyno. Edhe sot që flasim, SPAK refuzon të fshijë të dhënat e marra nga telefonat e gazetarit, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e tha troç “të asgjësohen të gjitha të dhënat e marra”.

Mirëpo, ky “profesionisti adoleshent”, për më keq nuk ka në dorë drejtimin e një zyre private, të vogël sa një biçikletë që nuk aksidenton dot njeri, por ka në dorë levat e komplikuara të një makinerie shumë të rëndë shtetërore si SPAK. Ai, me bindjen se i di të gjitha dhe me vrullin e vetëbesimit, i këputi ca broçkulla e të pavërteta te OKB, për të cilat mua sinqerisht që më erdhi turp nga përfaqësimi i shteti tim, pavarësisht se më interesonte ta fitoja atë gjyq. Ashtu siç SPAK foli vetë edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe jo Avokatura e Shtetit, e prapë edhe aty u thanë ca gënjeshtra me shkrim para gjykatës më të lartë shqiptare për Elton Qynon. Edhe aty më erdhi turp. Dhe të mendosh që rasti Qyno erdhi pas rastit Lapsi, ku u mor vesh që nuk kishte mësuar asgjë as nga rasti Lapsi.

Jemi shumë që presin që Dumani të rritet, t’i hapet pak mendja dhe të kuptojë që kur flasin gjykatat supreme të të drejtave të njeriut, ai, me parimin “sa të rrosh do mësosh”, të marrë lapsin e të mbajë shënim leksionet e reja të jetës profesionale, që mesa duket ato gjykatat e ulëta, duke vendosur “afërmendsh” siç kërkon ai, nuk kanë ç’ti mësojnë por vetëm sa i llastojnë egon e fazës së adoleshencës profesionale.

Për momentin, shumë mirë që Avokatura e Shtetit nuk e pyeti për çështjen e Gëllçit në Strasburg, se do më kishte ardhur turp edhe aty për shtetin tim si te rasti i Qynos para OKB-së.

26 Komente

  1. L
    Luani

    Po per dum dumani qe i thone perdite sali muti dhe like pizga cfar thote dum dumani, apo i pelqen ky emer

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ne asnje vend Arab nuk ka Dhimokratia

      Ne asnje vend Arab nuk funxionon Dhimokratia....nuk behet shteti/stani me sunite/lepuj....gezuar ramazonin!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Builder

        Plotesisht në një mëndje me ju i nderuar avokat Mandija. Do të shtoja se, në këto përshkrime të sakta të adoleshencës jetësore dhe profesionale të Dumanit, influencë të madhe në botëkuptimin e tijë ka, ambienti katundar familiar, katundi ku është rritur, sa libra ka lexuar apo edhe me sa shoqe është shoqeruar. Një botë të tillë, Dumani nuk e njeh. Është katundar, dhe si i tillë është hileqar. Përveç këtyre,,është kulish i rrahur keq nga Sali Berisha, dhe si i tillë, akoma i dhëmb kurrizi e bytha nga rrahja qysh se ishte kulish. Fatkeqesi që këtë vënd e ka drejtuar katundaret Berisha, Metaj apo Dumani në SPAK

        Përgjigjjuni
      2. A
        AS

        Nder shkrimet me te mira qe kam lexuar ne portalet shqiptare. Eshte hera e pare qe lexoj shkrimete e Dorian Matlija - - - - - - - Dorian Matlija duket shume logjik, i drejte, dhe trim - - - - - - Ndoshta duhet te jete Dorian Matlija ne krye te Gjykates Kushtetuese ose cfaredo institucioni drejtesie ne Shqiperi. - - - - - - Po kryeministri e lexon valle kete artikull?

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vrojtuesi

          Ah keto maloket jane dru me pre, nuk behen kollaj njerez te qyteteruar!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. I
            I mire per né Shqiperi

            Do te doja qe Dumani te ishte heroi yne, Por qartesisht i mungon... 1 perulesia dhe 2 sensi i qytetarise, fisnikeria.Nuk eshte adoleshenca profesionale sic thote autori, jo. Eshte aftesia e kufizuar per t'u permiresuar,per t'u ngritur mbi egon per hir te profesionalizmit, per hir te s'e vertetes. Kjo mangesi do ta shoqeroje gjithe jeten. Shqiperia duhet te prese akoma per heronjte e saj te drejtesise.

            Përgjigjjuni
            1. K
              K

              Dumanit i hyri vetja ne qejf,plus u bashkua me banden e Saliut ne Spak si Olsi Dado dhe Erion Bani. Dumani I dha Spakut formen e nje Gestapoje ose te ish sigurimit te shtetit. Projekton x per ta futur ne burg,e fut,pastaj mundohen te gjejn ose te sajojn prova,fundi eshte rasti Gellci.

              Përgjigjjuni
              1. t
                taku

                E mori me vrap Dumhani por doli sI Tik Gjiza ......Saliu I ka peng te gjithe keta plerat e gjoja drejtesise se ju tund dosjet e hajdutlleqeve ................po na e shisnin Dumdumin si Falcone ..........dhe na doli dum leshi

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eshte vendi i dum- aneve

                  Nuk eshte adoleshenca Matlija, por eshte formimi gjenetik difektoz i dumanit: Nje katundar nga veriu, qe mbasi le dhite, e bejne zabit.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    arti

                    ???????? e forte la dhite u be zabit.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kapter Prodhani

                      Obobo, adoleshent thotë ky. Se kuptoj çfarë do të thotë në këtë rast fjala adoleshent?!

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Lymi

                      Bravo Dorian, je profesionist i pjekur, Adriatik Dumanin qe drejton Aspakun e ke nxjerre lakuriq, ia ke hequr breket breksalepit! Se ky adoleshent drejton Aspakun shteti i Edvinit eshte ne dore te sigurt, ishkreti megalloman, shkarkon drejtore, shkarkon nenkryetare bashkish, prish ndertime pa leje dhe rreh gjoksin qe drejtesine e re (qe eshte si ajo kurva e re me vrime te vjeter) e ka ndertuar ai me Ulsi Manjen, ah ah ah ...

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kristi

                        Avokat Matllia, Te lexova me kenaqesi,...per kulturen profesionale dhe kulturen ne pergjithesi! Bravo! Jam skandalizuar ...kur lexova app u informuam kuptohet indirect,...qe ne SPAK ishte futur nje avokat/jurist medioker,.. dhe sa shtjellohet ne ecuri dhe me shume dallavere e inkriminime ! Nuk mund te jesh jurist I mure pa nje kulture te gjere dhe ate profesionale domethenese! Dhe pa u zgjatur,..cuditemi si eshte e mundur we profesionistet me te mire ..kudo ne cdo fushe,...nuk perfaqesohen me institucionet perkatese te fushes! Bile tani nuk habitemi me se ...korrupsioni dhe imoraliteti po sundojne cdo fushe te jetes!

                        Përgjigjjuni
                      2. Q
                        Qoftelargu

                        Plotesisht dakort ‘K’,bashke te famshmin OLSI DADO dhe tjetrin ERION BANI ,ALTIN DUMMI e ktheu SPAK-un ne GESTAPO dhe ne SGURIMIN e SHTETIT….Turpi me i madh i REFORMES ne DREJTESI.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Na myten jabonxhit

                          Shyqyr foli nje profesionist, se ngelem duke degjuar lloj lloj idioti qe na del neper televizione si analist edhe mbeshtet spakun si te jete zgjidhja e gjithe te zezave te shqiperise. Peshku qelbet nga koka thone. Mungesa e struktures ben qe Machiavelist si puna e gjatoshit dhe kti katunarit nga shupenza ti duket vetja mbret, mundesisht duke bashkepunuar per arritjet e tyre mbrese lenese ne shkaterrimin e shoqerise. Ne Europe denimi me burg eshte per ta riedukuar ne shoqeri personin dhe jo per denigruar, pastaj jane bere edhe specialista te medias, ku lajmi cuditerisht del neper porthale pa shkuar akoma ne gjykate, i fusin edhe nje presion gjykates me nja dy pergjime edhe te na rroje Xhaxhi Enver e ka gojen me sheqer, me sheqer e me hurma lum partia qe i ka. Kte Kengen tja vejne ati buzevicit tja kendoj per zgjedhjet e rradhes. Terqeta

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            KROI MBRETIT

                            Te lumt avokat.Ja hoqe breket ketij delokuenti.Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete Altin Dumani. Prokuror tip gestapo. Avokat godisni dhe nderkombetaret se e muaren meqafe SPAK:

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vicidoli

                              Bravo nje idiot qe nuk mbushe, turp

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tung

                                Dorian, se pari si avokat nuk e shoh me vend kete gjuhe, nderkohe qe mund te thoje te njejtat gjera pa emocione. Se dyti, me duket se i ke dale ne shteg Meros dhe po te perdor kunder Dumanit qe i ka burgosur lopen qe milte Meroja

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Ricardo

                                  Kemi shume nevoje te degjojme profesioniste te tille qe te nderojne ! Shkrim brilant edhe per ne qe sjemi te fushes ! Urime !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tatjana

                                    Ti qe thua Po sulmon Dumanin se i ka burgosur lopen qe milte Mero duket qe je nje nga idiot partiak te PD se nuk ka lidhje fare kjo cfar ka shkruar Doriani me ate qe shkruan ti. Ti qe thua ashtu ishalla te ndodh ajo qe i ndodhi Gellcit me te tjere aty, qe u denuan pa pasur veper penale dhe pastaj te shohim si do flasesh e shkruash zoteria jote o injorant.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tung

                                      Tatjana permbahu! Lexove gje ndonje opinion kunder Gellcit? Gellcin nuk e hoqi PD, nuk e kuptoj lidhjen qe bere me politiken?! Por s’ke faj vapa ka bere te veten (nuk besoj se je Gellci apo gruaja e tij)

                                      Përgjigjjuni
                                    2. V
                                      Vezhguesi

                                      Nuk kisha asnjë dyshim qysh kur u ekspozua për herë të pare në media si drejtuesi i SPAKUT , vetë paraqitja e jashtme e tij pa llogaritur artikilimin e fjaleve Dumani më la përshtypjen e një njeriu të pa afte për punën që bën ….

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Emigranti

                                        Dumani nje servil I saliut

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Luli

                                          Avokat i Gëllçit kam disa pyetje për ty e klientin: 1.A vodhi Gëllçi paratë publike nga tenderat që dha TVSh? 2. Për sytë e bukur të TVSH apo për pare u kthye nga Amerika? 3.A kishte firma të tjera private gjatë kohës që punonte në TVSH ky klient juaj? 4. Me procedura nuk shtyhet jeta o avokat edhe klienti jot! Lëreni rehat Shqipërinë e shkretë mos e çoni në gjyqe jashtë për të vjedhur më tepër nga paratë e popullit! I pandershmi edhe të pafajshëm ta nxjerrësh me procedura bisht qeni mbetet!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            RTSH

                                            Luli, ceshtja sqarohet lehte. Te merret kontrata pervte cilen u denua Gellci. Te shikohet lse u skualifikua kompania Eurokontakt dhe donkuptohet se si ne nhe kontrate 800 mije euro, ky Thomai, futi ne xhep 200 mije euro. Kaq ishte diferenca midis ofertes se "fituesit" TBS 96 dhe Eurokontakt. Pajisjet e ofruara jane nje per nje te njejta. Zoti Matlia nuk e tregon se skualifikimi i Eurokontakt ishte skandaloz SPAK te hapi kontraten. Do rezultoje se Gellci u denua pak!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Liqeni

                                              D Matlija ju lumte! Keto qe shkruani duhet t'i jane nje mire per avokatet e tjere dhe nevojtaret qe perballen cdo dite me te quajturen Drejtesi ne Shqiperi.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje