Ndryshime në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa emërohet drejtor në Gjirokastër. Ndryshime edhe në Dibër

7 Mars 2023, 09:12Kronika TEMA

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa emërohet

Ndryshime në Policinë e Shtetit. Ardian Çipa nga DVP Elbasan emërohet drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër.

Bledar Çeliku, nga Gjirokastra emërohet tek Drejtoria e Standarteve në Drejtori të Përgjithshme.

Në Elbasan komandohet drejtues Ilir Proda që më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë Drejtori. 

Në Dibër emërohet drejtues Lorenc Shehu.

Lëvizje mësohet të ketë pasur edhe në Lezhë, por ende nuk janë të konfirmuara me emra konkret.

Lini një Përgjigje