SPAK: Adriatik Llalla është ende në proces ekstradimi, nuk ka fituar azil politik në Itali

6 Mars 2023, 20:31Kronika TEMA

SPAK: Adriatik Llalla është ende në proces ekstradimi, nuk ka

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i tha BIRN se procesi i ekstradimit të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

“Autoritetet italiane kanë konfirmuar se procesi gjyqësor me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Adriatik Llalla është në vazhdim e sipër…,” tha SPAK në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë.

Rreth dy javë më parë, avokati i tij, Sokol Hazizaj deklaroi se Gjykata e Apelit në Romë i kishte dhënë ish-kreut të Prokurorisë të drejtën e azilantit politik. Sipas Hazizajt, vendimarrja në favor të Llallës kishte të bënte me qëndrimin joproporcional të mbajtur nga gjykatat shqiptare në dënimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Por SPAK ka një version të ndryshëm mbi procesin e Llallës në Itali.

Vendimi i Gjykatës së Apelit Romë i datës 13 shkurt 2023 nuk ka pasur sipas SPAK për objekt shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, por masën e sigurimit të caktuar ndaj Lallës.

“Me këtë vendim Gjykata e Apelit Romë ka revokuar masën e sigurimit ‘detyrim për të qëndruar’ në Bashkinë e Romës, Itali”, sqaroi më tej SPAK.

Llalla u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 dhe vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti. Llallës iu konfiskuan edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura.

Avokati i tij, Sokol Hazizaj ishte i paarritshëm për t’u pyetur mbi procesin e zhvilluar në Romë deri në publikimin e këtij shkrimi.

13 Komente

  1. T
    TROPOJA

    Te ekstradohet qeni, se ka shume per te folur. Te zberthehet e do shohim qyfire. Ujk i vjeter, i pamencur.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Fshatari injorant hajdut pulash dhe ndyrësirë padinjitet.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Ikja në Itali vërteton fajësinë.Njeriu i pafajshëm nuk ikë,prandaj duhet kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri.Ai me ikjen vërteton se është me faj dhe përveç dënimit të shqiptuar prej dy vitesh ti shtohen edhe15vite të tjera.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ka Cecua bicak

          Silleni kete pabuksin qenin e Saliut nga fshatar pa toke u be milioner, duke bashkepunuar me kriminele dhe duke bere favore ne shkelje te ligjit dhe te padrejtesise ne kembim te pagesave marramendese. Nga Llalle (kos uje) na u be lingate floriri, nga ato qe ka vjedhur Likja ne Krrabe.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora.Vlora

            SPAK i korruptuar ,,ju e late te ikte

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fisniku i Freskut

              Jasteku i i kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berishes, kreu i korrupsionit te Prokurorise se Pergjithshme te Shqiperise, Arkaik Llalla duhet te ekstradohet urgjentisht ne burgun e kuadrove te larte te shtetit ne Rec.

              Përgjigjjuni
              1. a
                american22al

                Duket qe kjo qeveri duhet te ndryshoje per me mire sepse reformat ne drejtesi po ecin me shpejtesine e breshkes, nuk eshte e lehte por duhet vendosmeri dhe jo llafe te bukura...

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dde

                  Drejtesia Shqiptare?!

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    agushkari

                    merreni prej bythe kete legen dhe silleni je shqiperi te beje burg se duhej te kishte futur ne burg agushin dhe salihin

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lopcari ishProkuror Manikini Krimit Politike !

                      Shteti ,Ministria e Drejtesise duhet te kerkoje menjiher Eszradimnin e ktij Maskarai te denuar nga Drejtesia Shqiptare dhe sekuestrohet gjithcka ,prona e toka ky katundare ka perfituar duke i fallsifikuar ne tirane , gjate kohes qe ishte ne pushtet salih berisha e ilyer mutaj , DyKriminelt e Politikes Shqiptare qe kriminalizuan gjithckae ne Shqiperi ,cdo Institucion .Madje Lopcari Llalla ,duhet te akuzohet edhe per vrasjen e Gjyqtarit Konomi nga Dyshja e Krimit ne Politike siedhe shndrimin e zyres se Krye Prokurorit ne nji dhome Bordelloje ,ku katuanri babazitur shkerdhehej me te dashuren e tij ,nen akuzen perdhosje e abuzim me Institucionin e Shtetit . ____kta jane katunaret maloket e fshataret _ kur i lejon te jen pjes e Instotucioneve te shtetit .Ata i shndrojne ne hale fshati katundi maloqeias shpellaris ,ashtu ta bejne edhe Shtetin e shoqerine _ prandaj sot kerkohet me shume se kurr nji Ragim i fuqishem e Katarsis ne te gjitha Instotucionet

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hajdarovski

                        Genjeu avokat qelbesira

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xheli nga shijaku

                          SOKOL HAZIZI ESHTE NJE MASHTRUS. PYTENI PSE E KAM QIT NGA ZVICRA NE ITALI NE VITIN 1997.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hana

                            Nuk ka nevoje te pyesim, S.H. duket qe ne surrat se kush eshte!

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje