Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet ish-shefi i krimeve, Erjon Dani

11 Korrik 2025, 19:27Kronika TEMA
Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet ish-shefi i krimeve, Erjon

Ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë Erjon Dani është vetëdorëzuar në policinë e Himarës, pasi është informuar nga mediat se ndaj tij kishte një urdhër arresti të firmosur nga SPAK.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala raporton se Erjon Dani dyshohet për veprat penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ndodhej në radhët e policisë së shtetit. 

SPAK goditi ditën e sotme një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.

Në pranga përfunduan 8 persona, përfshi dhe Erjon Danin që u vetëdorëzua ndërsa 5 të tjerë mbeten në kërkim. Grupi kriminal u godit nga zbërthimi i komunikimeve në SKYECC.

1 Komente

  1. Jari

    Po nga i mer vesh këto habere kjo Mushka mashkull nga Librazhdi, Klodjana Llalla që sot e pashë në një studjo ku kishe bërë edhe Buzët me buzkuq.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje