Në kërkim për mashtrim me Call Center-at, arrestohet në Dubai Merxhan Çeliku : U zhvatën gjermanëve 6.1 mln euro

4 Mars 2024, 14:27Kronika TEMA
Në kërkim për mashtrim me Call Center-at, arrestohet në

Shtetasi Merxhan Çeliku ka rënë në prangat e Policisë në Dubai, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 32-vjeçari Çeliku është i akuzuar nga GjKKO, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që përfitonte shuma të mëdha parash, duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Çeliku njihet si pjesë e grupit të  cilët dyshohet se kanë përfituar rreth 6.1 milionë euro përmes mashtrimit me Call Centerat.

Njoftimi i Policisë:


Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të lokalizuar dhe kapur shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët i fshihen drejtësisë shqiptare.

Informacioni i siguruar nga Policia e Shtetit, mundëson finalizimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, të operacionit policor të koduar “Platformat”.

I akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që përfitonte shuma të mëdhaja parash, duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, nëpërmjet thirrjeve telefonike, vihet në pranga 32-vjeçari.

Në vijim të punës së kryer në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshihej në Emiratet e Bashkuara.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, të operacionit policor të koduar “Platformat”. Gjatë operacionit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit M. Ç., 32 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Grupi ku dyshohet se merrte pjesë shtetasi M. Ç., akuzohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, ka mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, për të investuar në tregje online. Nga mashtrimet, grupi i strukturuar kriminal ka përfituar shuma të mëdhaja parash.

Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

5 Komente

  1. L
    Lisa

    E tmereshme,si mund te rrine te qete keto familje.

    1. L
      Lisa

      Si mund te rrine te qete familjet e tyre.

      1. M
        Mijnte e haleve ..

        Do zoti i japin denimin ne maksimum...Per keto kriminele qe mashtrojne qytetaret e thjeshte , ,kudo qe jane do zoti mos pafshin nje dite te bardhe,,,Por cfare te bene qytetaret e thejshte more gomar ! ste pelqente te merje kazmen dhe lopaten ! e te punoje me ndershmeri.. Populli Gjerman eshte i thjeshte , mbase kursimet keta krimenele jua kane mare... Ptu race pasdarti..aty te vdesesh ne burg..

        Lini një Përgjigje