Në kërkim për plagosje në Itali, arrestohet 25-vjeçari në Kavajë

24 Prill 2023, 15:52Kronika TEMA

Në kërkim për plagosje në Itali, arrestohet

Një 25-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një plagosje të rëndë me armë në Itali.

Autoritetet italiane e akuzojnë si bashkautor të ngjarjes që ka ndodhur më 3 mars 2022. Ai është arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Lini një Përgjigje