
Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra.
Në pranga ka rënë Gentjan Merkaj, banues në Vlorë. I riu kishte vjedhur 20 pasqyra të automjeteve të parkuara në lagje të ndryshm,e të qytetit të Vlorës.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën pasqyrat e vjedhura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 29 vjeçari.
Akoma ka hajdut ordiner ne Vlore...!!