Nga lufta ndaj narkotrafikut te bizneset amerikane, e ngarkuara me punë e SHBA takon kryetaren e re të Kushtetueses! Van Horn: Do çmontohen rrjetet e narkotrafikut! GJK të vendosë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit

12 Janar 2026, 17:01Kronika TEMA
Nga lufta ndaj narkotrafikut te bizneset amerikane, e ngarkuara me punë e

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, ka uruar sot kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, me të cilën ka zhvilluar edhe një takim zyrtar.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, gjatë takimit u diskutua mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri, mbështetje që, sipas saj, përputhet me prioritetet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Mbështetja afatgjatë e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri ndihmon në çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe në krijimin e një terreni të barabartë për bizneset amerikane,” thuhet në deklaratë.

Ambasada thekson se Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, në mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjin, si dhe në sigurimin e një sistemi ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, që krijon kushte të favorshme për investimet dhe bizneset amerikane në vend. 

3 Komente

  1. S
    Shqipo

    Ore po kush eshte kjo Van Horn nje punonjese administrate e Ambasadë Amerikan. Kjo nuk ëhtë ambasador por ngarkuar adinter pra nëpunëse. Kush pjerdh për ketë që na takoka kryetaren e Kushtetues sikur Shqipëria ështe PortoRico shtet amrikan jashtë kufijëve të SHBA e mos na çani trapin me keto lajme ordinere dhe të turpshme për instuticionet e një shteti 120 vjeçar

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Pastruse dhe kujdeset per lulet meqe Trapi keshtu u ka thene

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pak nga të gjitha.

      diplomacia e leshit vazhdon ...ktyre as mirëmêngjez nuk i thotë kryetarja e gjykatës në kantonin ku jetojnë jo më ti japin direktiva për luftën kundër narkotrafikut .... sikur gjygjtarët se dinë detyën edhe kur se bëjnë ja kujton kjo diplomatja

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje