Shembja e rrugës në fshatin Bashaj, Vlorë, ka detyruar Forcat Ajrore të ndërhyjnë me helikopter këtë të hënë, 12 janar, për të shpëtuar një fëmijë.
Sipas raportimit të gazetares Greta Haskaj, fëmija kishte pësuar një goditje në kokë dy ditë më parë nga një mushkë.
Fëmija fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pasi u transportua me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Ambulanca nuk mundi të shkonte në zonë për shkak të mungesës së rrugës.
Aksi rrugor rezulton i shembur prej pesë ditësh, së bashku me një pjesë të malit, problematikë për të cilën është raportuar edhe ditët e fundit.
Lini një Përgjigje