Ngjarja në Shqipëri, jep dorëheqjen shefi i Shërbimit Sekret polak

4 Gusht 2022, 20:20Kronika TEMA

Ngjarja në Shqipëri, jep dorëheqjen shefi i Shërbimit Sekret

Ndarja nga jeta në Tiranë më 20 qershor e tregtarit polak të armëve Andrzje Izdebski vijon të turbullojë Poloninë.

Top Channel duke iu referuar gazetës Fakt, raporton se për këtë ngjarje ka dhënë dorëheqjen  Piotr Krawczyk kreu i Shërbimit të Jashtëm Sekret Polak “Agencja Wywiadu”.

“Megjithëse zyrtarisht deri më tani nuk jepet arsyeja se kjo dorëheqje e kreut të kësaj agjencie lidhet me vdekjen e Andrzje Izdebski”, thotë gazeta polake Fakt.

E ndërsa Izdebski u shpall në kërkim prej prokurorëve polakë, ai u gjet i vdekur në Shqipëri.

Për largimin e tij duke iu shmangur përballjes me drejtësinë për akuzat e mashtrimit të qeverisë në mos sigurimin e 1241 respiratorëve, është bërë përgjegjës Shërbimi Sekret Polak.

“Ngjarjet u zhvilluan shumë shpejt dhe nuk  u bë e mundur gjurmimi i tij duke ngritur dyshimin nëse Shërbimi i Jashtëm Sekret Polak ishte në lartësinë e detyrës” , shkruan Fakt.

Në këtë shkrim thuhet se Piotr Krawczyk besohet të ketë dhënë dorëheqjen si pasojë e neglizhencës në trajtimin e kësaj çështjeje.

Kolonel Grzegorz Małecki ish-agjent i Shërbimit Sekret Polak duke komentuar këtë ngjarje deklaroi për gazetën Fakt se:

“Tregtia e armëve që bënte Andrzje Izdebski  shpeshherë nuk ishte në bazë të legjislacionit në fuqi. Më pas nga një tregtar ndërkombëtar i armëve u kthye broker në blerjen e respiratorëve. Kjo bëri që të merrte një sasi të madhe parash tashmë jo më në dispozicion të tij. 

Rrethanat e kushtet si ai vdiq tregojnë se nuk kishte para. Mbase ai e dinte ku shkuan paratë por tanimë me vdekjen ne nuk do të mundemi ta dimë se ku janë”.

Gjatë nisjes së pandemisë ai në rolin e ndërmjetësit (broker), Andrzje Izdebski i premtoi qeverisë polake se do të siguronte 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë.

Por deri në Korrik të vitit 2020 ai mundi të siguronte vetëm 200 respiratorë ndërkohë që kishte marrë paradhënie nga qeveria polake 42 milion dollarë.

Qeveria polake i kërkoi të kthente 16 milion euro gjë të cilën ai e bëri por jo pjesën tjetër pasi sipas tij kishte paguar për prodhuesit e respiratorëve.

6 Komente

  1. M
    Milo

    Pse shkruani gjëra duke u nisur nga supozimet? Ndoshta, mbase etj. Mbajeni në sirtar dhe kur të saktësohet shkruani. Se titulli shpreh siguri në lajmin. Por shumë njerëz titullin lexojnë o të pa udhë.

    1. U
      Ursula

      Ne Shqiperi vdekja eshte e sigurte....ngadaleshet por nuk vonohet nen regjimin e Mao Ce Dunit te Surrelit. Vetem Afganet e Iranianet jane te sigurte. Po ti ikesh Edroganit, ai versuli qenin Edi per ti kapur. = lol

      1. u
        uhahahaaaaaa

        Qenke tape sot moj DEBILE!

      2. D
        Detari

        ne kemi gabelin cuci qe fshihet nga populli. Ne albaniston largohen vetem me plumb ne balle.

        1. T
          Tanguli

          Jo po me nje pallim per pisogledat bythzinj si puna jote!

        2. G
          Gjon Fusha

          Sa budallenj keta polaket! Nuk e dikan formulen e sulltan Ramziut I - pergjegjesia eshte individuale! Pra, edhe po e rropi Shqiperine gjithe administrata e PS, ai nuk e leshon karrigen se ai vete, personalisht, nuk i ka futur duart ne xhep asnje burri nene apo biri kurve!!! "E duam Shqiprin si gjith' Afrika!!!

          Lini një Përgjigje