Tragjedia në Potam u referua si ‘vrasje nga pakujdesia’, Prokuroria e Vlorës pritet të rëndojë akuzën ndaj ish-shefit të Elbasanit, Arjan Tase

4 Gusht 2022, 13:10Kronika TEMA

Tragjedia në Potam u referua si ‘vrasje nga pakujdesia’,

Prokuroria e Vlorës pritet të dalë kundër qëndrimit dhe referimit të policise së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzen e vrasjes nga pakujdesia.

Sipas burimeve të "Top Channel" prokurorja Eranda Laze do ta dorëzojë në gjykatë ish shefin e polcisë Arjan Tase për akuzën e vrasjes me dashje të 7 vjecares Jonada Avdiu dhe do të kërkojë arrest me burg.

Në këtë menyrë prokuroria e rëndon gjendjen e ish-shefit të Elbasanit duke ju referuar provave që u mblodhën në vendngjarje.

“Nuk ka vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje mbasi drejtuesi i mjetit lundrues që rezulton se kishte patentë ishte në dijeni të rrezikut që i sillte qytetarëve kur hyri në atë perimetër”,- thonë burimet e Anila Hoxhes.

Përpara se Jonada të dëmtohej dhe të ndodhte ngjarja shtohet më tej, qytetarët që janë dëshmitare në fashikull i kërkuan llogari policit dhe ai duke manovruar me shpejtësi u përpoq të largohej thonë më rej burimet shumë të sigurta.

6 Komente

  1. B
    Beni

    Spaku te marri ceshtjen se ku I ka gjetur gjithe ato prona ky polic me nje rroge 600 mije leke ne muaj!Mos e lini te ngreje me koke krimineli

    1. M
      Mal Cori

      Është njësoj sikur dikush të hyjë me kamionin e tij në boulevard, ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve.......... . Vrasje nga pakujdesia do të ishte nëse dikush del jashtë nga shiriti i bovave, dhe atje pa dashje një mjet mund ta godasë....... . Ndërsa kjo e policit, mund të cilësohet akt terrorist......

      1. V
        Vlonjati

        Idiote prokurore dhe gazetare bashke.. . si do ta provosh vrasjen me dashje te nje femije 7 vjec ne gjykate? Kshu eshte kur fut hundet politika behet mut cdo gje. Pse nuk hetoni me cfare para e ka blere skafin apo shtepine? Po pronat? Nese ke bythe o prokurore heto dhe sekuestroi pasurine atij dhe kushirirt te vet qe gjoja e ka gomonen ne pronesi. Keto jane manovra per te vendos gjoba, njerez te ndyre.

        1. F
          Franci

          O shok nuk kane bythe keta te hetojne ku i gjeti pronat, si bleu skafin. Ky donte te behej shef i antidroges ne Elbasan imagjinoje vete pastaj ca mund te prisje. Ketu as shteti as gjykata sja buthe. Shteti ska bythe sepse eshte vete ne llumin e droges, ministra, depuete e persona me vende te larta ne politike. Si do arrestoje shefi ushtarin qe i sjell para dhe e ndan me shefin????? Prokuroria pastaj aty ne vlore eshte o zot o zot, si ajo prona FM, qe ja nderruan disa here drejtorin e kadastres apo u harrua? Mos vazhdoj me se shqiptarit nuk i kane zene lesh syte e veshte por DYLL.

          1. C
            Cipini

            O vlonjati, te kam dhe patriot. Kur vret nje njeri ne rruge, ne situaten kur nuk ke shkelur rregullat , por nga mos manovrimi i frenave vret nje njeri, a mund te jete njesoj me nje person qe nget makine i dehur ose hyn ne te kundert te trafikut? Padyshim qe jo. Pra trajtimi i ligjit per pergjegjesine ne rastin e dyte kthehet ne penal. Ai qe vrau ne Himare rendohet shume, nuk eshte e thjeshte. E para si qytetar dhe e dyta si punonjes policie ka pergjegjsi te shumefishte. Nuk e dinte ai qe aty ishte e ndaluar te hynte dhe perbente nje rrezik shume te larte per njerezit? Pale po te hetosh a ka licence apo jo, mjeti kujt i perket dhe si e ka blere etj. etj.

          2. d
            demiri

            O kriminel nuk eshte vrasje nga pakujdesia sepse ai vrasesi nuk ka vozitur ne rrugen e duhur por ka hyre ne zone te ndaluar. Ky qelbesire duhet te mare denim ekstrem.

            Lini një Përgjigje