Sandër Lleshaj: Sipërfaqja detare e pakontrolluar, si një xhungël ku nuk funksionon ligji

3 Gusht 2022, 20:09Kronika TEMA

Sandër Lleshaj: Sipërfaqja detare e pakontrolluar, si një

Sipërfaqja detare në Shqipëri është e pakontrolluar dhe është si një lloj xhungle ku nuk funksionon rregulli dhe ligji.

Kështu u shpreh në një intervistë për “Euronews Albania”, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Ne duhet të kuptojmë që një pjesë të Shqipërisë e kemi jashtë kontrollit, që është deti, prej kohësh. 

Për shumë arsye. Në radhë të parë, ne ende nuk e dimë, një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk e dinë që përveç 28 mijë kilometrave katror tokë, kemi edhe disa mijëra kilometra katror det. 

Dhe kjo sipërfaqe detare e Shqipërisë është e pakontrollouar, është një lloj xhungle ku nuk finksionon rregulli dhe ligji”, theksoi ai.

Sipas Lleshajt, sipërfaqja detare ka nevojë të trajtohet si sipërfaqja tokësore, pasi është më e rëndëshime.

Ish-ministri nënvizoi se në sipërfaqen detare  zhvillohet aktiviteti jetik i shtetit shqiptar.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.

Ai mbante detyrën shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.

6 Komente

  1. T
    Trima mbas lufte

    Cfare ke bere ti kur ishe minister apo kur ikni tregoni pakenaqsit cfsre bere si minister eshte pyetja ime ? Trima mbas lufte ka ne kosove nga tmije vullnetare dolen 65 mije

    1. S
      Sander LLeshi ministri më i mire i 32 (demokraci)

      Kthehu Sander të lutem se që pas ikjes tënde, dhe të Fatmir Xhafes policija e shteti Ka vajtur poshte si guri në uje.

      1. D
        Duma një minister si Sandrin

        Dhe i vetmi minister që ja bër 8 me 2 Sali Berishes dhe ilir Meta për një vite e gjysem

        1. k
          kthhh

          O zoteri ti ishe minister per ti rreguluar keto gjera jo per tu ankuar si ne neper rrjetete sociale.

          1. k
            katarakti

            Ka qënë ministër i aftë dhe me dinjitet. Të kishim disa si ky Sandër Lleshaj do të ishte mirë.

            1. s
              spata

              Ti z.Sander nuk duhesh te komentosh per policine e shtetit .Nese je Patriot keto ti kishje bere kur ishje ne krye te MPB.Nuk je Patriot nese zbaton qorrazi urdherat e te Madhit . Kjo eshte fatkeqsija e ketij vendi . Si ne kohen e diktatures edhe sot te Madhit asnje vartes nuk i del kondra .Keto po paguan dhe do ta paguajme deri sa te lindin burra qe i thone jo te Madhit. Ka dhe nje shprese per ta thyer kete tabu .Mos zgjidhni te Medhenje me tradita kanunore por ata qe shtetin e mbeshtesin tek ligjet demokratike .Kemi qe nga 1924 qe komandohemi nga klane krahinore dhe Shqiperija ,si shtet ,eshte me keq se mbas shkeputjes nga Perandorija Osmane .Shkurt duhen zgjedhur burra ,sic ka thene dhe Migjeni ,me kulture perendimiore .

              Lini një Përgjigje