AMP tregon detaje nga vrasja e 7-vjeçares: Ish efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bovat plastike, ka goditur të miturën me pjesën e prapme të mjetit

3 Gusht 2022, 12:59Kronika TEMA

AMP tregon detaje nga vrasja e 7-vjeçares: Ish efektivi futi gomonen

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e punonjësit të policisë Arjan Tase pas vrasjes së 7-vjeçares gjatë ditës së djeshme në plazhin e Potamit në Himarë.

AMP shpjegon edhe rrethanat e ngjarjes së rëndë duke theksuar se Tase fillimisht ishte afruar me skaf pranë zonës së mbushur me pushues në kundërshtim me rregullat e lundrimit në det dhe gjatë momentit që ka tentuar të rikthejë skafin në ujë ka bërë disa manovra të rrezikshme duke goditur me pjesën e pasme të skafit 7-vjeçaren, e cila pësoi vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të marra.

AMP shprehet se e ka kategorizuar ngjarjen si “vrasje nga pakujdesia”, ndërkohë që kujdeset të tregojë se skafi i fuqishëm me 2 motorë nga 300 kuaj fuqi ishte me dokumente të rregullta, ndërkohë që mungon informacioni mbi pronësinë e tij dhe rrethanat e marrjes në përdorim nga Arjan Tase.

Reagimi i plotë: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, A.T., me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, në rrethanat e mëposhtme:

Në datën 02.08.2022, rreth orës 14:00, shtetasi A.T., i cili ishte me pushime në Himarë, ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.

Në vendin e quajtur plazhi i Potamit, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit ujor, shtetasi A.T. ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet.

Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, shtetasi A.T. ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit A.T., ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, administrimin e provave që dokumentojnë fajësinë e shtetasit A.T. për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, hetimet janë shtrirë edhe ndaj strukturave policore, të cilat në fushën e veprimtarisë që u ngarkon ligji, kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesit. Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar mjetit lundrues, i cili rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor.

Nga veprimet proceduriale të kryera deri në këtë fazë, janë marrë në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, drejtuesit e strukturave policore:

– Kryekomisar SH.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë;

– Komisar F.M. me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në DVKM Vlorë;

– Nënkomisar V.LL., me detyrë Shef i Komisarjatit të Policisë Himarë;

– Nënkomisar N.B., me detyrë Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi;

– Nënkomisar A.D., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Himarë.

Materialet proceduriale i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe grupi hetimor i AMP vijon hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjegjësinë penale të punonjësve të Policisë, të sipërpërmendur.

8 Komente

  1. T
    Toni

    Si mund të quhet vrasje nga pakujdesia kur ligji e ndalon qarkullimin e mjetit lundrues në zona të populluara nga pushuesit?! Kjo është vrasje me dashje mjafton që je futur në zonë notuesish me motor ndezur.

    1. a
      altin

      pikerisht ,po policia jone hesapi or mik ,aq e ka logjiken ........ai sduhet te ishte fare aty keta thone pa dashje ....zot i madh

    2. N
      Nazmia

      Sic thone ai skaf me ate fuqi motorike nuk lejohej te afrohej me shume se 300m prej bregut...nese eshte keshtu nuk eshte me vrasje nga pakujdesia, pasi do te duhej qe vogelushja e ndjere te ishte 300 m larg bregut per ta kualifikuar si te tille.

      1. E
        Eduarti , Regensburg Bayern

        Po doni te quheni shtet i se drejtes jo sot por dje duhet te largohej Drejtori i Pergjithshem i Policse .....sukses nuk eshte te largosh autorin e aksidentit nga detyra ose ta denosh me burg , se jam i sigurt qe dhe ai nuk donte , nese donte do perdornim tjeter gje gjithsesi komenti eshte per versionin se komisari nuk donte .... , por me punen tende intensive si drjtor policie ti kishe mbushur mendjen dhe ti leje te kuptoje se sjellje te tilla kane eklipsur , jo per gje por kemi sjellje te organeve te rendit sikur nuk kane kaluar kaq vite , kemi raste sikur jemi prap para 20-25 viteve ....tani se cmasa do meren per komisarin ne fjale pak rendesi ka, per familjen qe respektoi pa kufi vendin e lindjes dhe shpenzoi mijra $ per te derdhur ne kete vend valuten e tyre per te kaluar pushimet verore ....mund te kishin shkuar ne Miami , ne Vancuver e me tej po jo u treguan patriote te vertete dhe erdhen kutu .....dhe si demshperblim ju zoterinj i merni jeten femijes ?????? A kuptoni sa e rende eshte ??? Qe ta kuptosh tjetrin se sa vuan shpirterisht duhet ta vesh veten ne vend te tij , perndryshe konsumon llafe false ngushellimi qe te kaloje dhe kjo e keqe ...dhe jeta vazhdon per keqeberesin , asnje lloje mase parandaluese dhe keshtu pas pak kohe do kemi prap rast te tille .......keshtu nuk ecet perpara ......Drejtori i Pergjithshem i Policise duhet te reflektoje ne thellesi , dhe te mari dhe ai pergjegjesi ....pergjegjesia vac atehere shkon si forme orteku ...mer me vete dhe Ministrin e Brendeshem , dhe ate qe zgjodhi drejtorin .....nje pyetje qe nuk dua pergjigje .....vec nenkuptohet fare lehte ....kush zgjodhi drejtorin e Pergjithshem te Policise ??????????? Pikerisht ai ka fajin perfundimtar .......tung

        1. M
          Mal Cori

          Dhe sipas ligjit, ky krimineli, dënohet me gjobë, ose heqje të lirisë deri në 5 vjet........ . Pra do dënohet me gjobë......

          1. Y
            Ylli Shamunaqes

            Me ato motorr ajo lloj gomone perdoret per te kapur skafistet me hashash. Kushedi kujt ja kan sekuestruar dhe tani e perdorin per qejf.

            1. p
              ppa

              Ore Eduart nga Gjermania...pse i ke rene aq gjate - ta thoshe qe ne fillim qe fajin e ka Rama..... ben edhe ironikun , shaka maloku themi ne ketej---- pyetje qe nuk do pergjigje.....Yhhh dhiar....!

              1. D
                Denis

                Nuk eshte vrasje nga pakujdesia por neglishenca flagrante dhe moskonsiderate totale ndaj jetes humane. Personi hyri ne nje zone ku nuk duhet te hynte me vetedije te plote se po shkelte ligjin dhe se po rrezikonte jete njerezish.

                Lini një Përgjigje