Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku një oficer policie përplasi për vdekje me skaf një 7-vjeçare në brigjet e Himarës.
Çollaku me anë të një postimi në Facebook, thotë se ishte dëshmitar i një tmerri. Sipas tij, fjalët ngushëlluese dhe shkarkimet nga institucionet shtetërore të autorit Arjan Tase, nuk mjaftojnë për tragjedinë e sotme.
Deputeti demokrat thotë se përgjigjia e shtetit sot duhet të jetë ndalimi i përdorimit të këtyre skafeve të luksit në brigjet e detit.
"Vetëm 20 metra larg vendit ku ndodhesha unë sot jam dëshmitar i një tmerri në brigjet e Himarës në Potam. Fjalet ngushelluese, keqardhja shkarkimet nga insitutucionet e shtetit nuk mjaftojne per tragjedine e sotme te Himares ku nje vajze 5 vjecare u coptua ne breg te detit nga nje skaf i dimensioneve te medha dhe nje mjet detar lluksi.
Pergjigjia e shtetit sot duhet te jete ndalimi i menjehershem i perdorimit te ketyre skafeve lluksi ne brigjet e detit mbi koken e pushuesve. Kjo per sot. Neser duhet te kuptojme se si eshte e mundur qe nje mjet te tille detar lluksi ta posedoje nje oficer i thjeshte policie", shkruan ai.
Ky ish shefi,,u shpall i Pafajshëm nga Gjykata e Vlorës,,për shpërdorim detyre,,në Prill 2022,??????
Po mire, ky palo deputet, a nuk e di qe eshte e ndaluar qe te lundrosh me shpejtesi me skaf, apo me cdo mjet tjeter te motorrizuar ne zonen ku lahen pushuesit? Edhe kur do ti duhet te dale ne breg, skafisti duhet te ece me shume ngadale, me xhirot minimale te motorrit dhe me shume kujdes, duke patur dike ne kicin e mjetit lundrues per te evituar perplasjet me notaret e mundshem. Policia duhet te kontrolloje, por eshte e pamundur qe te kontrollohet i gjithe bregdeti me plazhe te shperndara gjithandej. E thene ndryshe, ligjet ekzistojne, por njerezit nuk i zbatojne. Pergjegjesia e qeverise eshte qe te mos lejoje futjen ne rradhe e policise te individeve te papergjegjshem, si puna e ketij efektivit ne fjale.
Aq kanabis sa ka lejuar mund te marri me qera jaht .
Nuk te morri ty po atë fëmin e shkretë.sepse telefonin në dorë e kishe dhe lajmëro policinë për thyerjen e rregullave