Një 35 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, si dhe i ka dëmtuar makinën këtij të fundit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës", shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Arapaj, Durrës informoi policia.
Ndërkohë një shtetas kosovar është arrestuar pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Lini një Përgjigje