Vrau me thikë gruan në Greqi, shqiptari: E bëra se më tradhtoi

1 Gusht 2022, 19:29Kronika TEMA

Vrau me thikë gruan në Greqi, shqiptari: E bëra se më

Komuniteti i Zakynthos mbetet i tronditur kur një burrë shqiptar 51-vjeçar vrau gruan e tij 41-vjeçare në shtëpinë e tyre në Tsilivi, Zakynthos.

Autori i vrasjes mizore do të nxirret në prokurori mëngjesin e së martës. Ndërsa mediat greke raportojnë se shqiptari u ka thënë policëve që e kanë arrestuar se “e vrava se po më mashtronte”.
Autori pasi vrau gruan e tij u largua nga shtëpia, ndërsa policia nisi kërkimet për ta gjetur.

Më në fund ai është gjetur në zonën e Marathisë, në Keri, ndërsa është gjetur edhe thika e vrasjes.

Momente para se ta vriste, ajo e paditi për rrahjen mizore

Vrasësi shqiptar vrau gruan e tij në momentin që ishte në kërkim nga Policia, pasi viktima e paditi për rrahje, një orë para vrasjes së saj.
E pabesueshme është se më 18 qershor “kasapi i Zakynthos” u arrestua sërish për dhunë në familje pasi rrahu gruaja e tij, u dërgua në prokurori dhe u la i lirë me kushtin shtrëngues të mos afrimit të gruas dhe në shtëpi bashkëshortore në 100 metra. Por gruaja i erdhi keq, e pranoi sërish në shtëpi dhe më në fund e pagoi me jetë këtë vendim. Dje herët pasdite ka nisur sërish tortura për 40-vjeçaren fatkeqe, nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur.

Burri, rreth orës 20:00, filloi ta rrihte pa mëshirë, duke lëshuar mbi të tërbimin e tij të sëmurë. Gruaja në gjendje të mjerueshme dhe pasi ai ishte zhdukur, arriti të mblidhte veten dhe të kalonte pragun e Policisë për herë të dytë dhe të ngrinte padi kundër torturuesit të saj.

Autoritetet ishin në kërkim të tij dhe në orën 22:30 kur viktima kthehet në katin përdhesë të dupleksit në zonën e Tsilivit, e gjen përballë. Sipas një dëshmitari okular, një fqinje, shqiptari e ka kapur nga flokët dhe e ka tërhequr zvarrë në ballkon duke thirrur “Do të të vras”.

Ai e rreh ashpër dhe kur gruaja lufton për të shpëtuar jetën, 49-vjeçari merr thikën e kuzhinës, fillon ta godasë me furi në qafë dhe gjoks dhe i “merr” jetën. Pas aktit të tij ai zhduket dhe pak para orës 10 të mëngjesit të sotëm arrestohet.

5 Komente

  1. U
    Unë

    Me kete surrat qe ke ti, si te paska marre!?

    1. S
      Si Ka munsie?

      Si Ka munsie që jemi kështue? Dhe jemi në mest të Evropes. 3 vrasje makaber veq në 2 ose 3 dite njëri vret komshiun se pse i thote se ështe turpe që të ziheshe me gra kurse 2 të tjeret vrasin grate që jetone me to per shkate të gjelozise si KY në Greqise si ai në Elbasane unë mendoje që ne per vrasje dhe dhune jave kalome edhe Talibanve

    2. L
      Lui

      Ashtu eshte,sa I shemtuar.Ku mbahet ky shemti.

        1. A
          Anonim

          Me mir 100 mij euro borxh ne bank se te kesh nje si ty ????????????????????????????⚰⚰

          Lini një Përgjigje