Zjarret në Dropull e Finiq, Peleshi bën bilancin e forcave greke: Athina na u përgjigj me dy avionë në kohë rekord

31 Korrik 2022, 20:16Kronika TEMA
Zjarret në Dropull e Finiq,  Peleshi bën bilancin e forcave greke:

Pas shuarjes së zjarreve në ishullin e Sazanit dhe Malin e Çikës, Greqia i është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme kërkesës së bërë nga Shqipëria në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Agjencia e Mbrojtjes Civile shqiptare njofton se falë punës së palodhur të strukturave të mbrojtjes civile dhe reagimit të shpejtë të fqinjëve tanë grekë me dy avionë PZL M18 u bë e mundur shuarja e zjarrit në zonën e Dropullit dhe shmangia e rrezikut për banesat.

Aktualisht dy avionët grekë po ndihmojnë forcat zjarrfikëse dhe strukturat e Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarrit në bashkinë Finiq.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Evropiane ka përqendruar në Greqi një pjesë të resurseve të tij, për t’u ardhur në ndihmë shteteve evropiane në periudhën e verës, kur edhe risku nga zjarret është i lartë.

1 Komente

  1. M
    Ministrinë e pe Leshit

    Se vetë nuk i bleni dot 5-6 aviona PZL... as 1m$ nuk shkon një. Ulen kudo 3t uje. Mirembahen lehtë Nuk harxhojne Dhe kosto operuese të vogël Manovrohen lehtë dhe mund te përdorin pak hapësirë për ulje ngritje, furnizim. Por zotrote do 50 per nje avionë. Se nuk ju dalin me pak me zhvat...

    Lini një Përgjigje