
Në 7 muajt e parë të këtij viti, në vendin tonë kanë ndodhur në total 24 vrasje që kanë shkaktuar 27 viktima.
5 prej tyre krime në familje, të tjerat vrasje për motive të dobëta dhe atentate mafioze.
Referuar të dhënave, 13 ngjarje janë zbardhur autorë të të cilave janë arrestuar e të shpallur në kërkim, ndërsa 11 të tjerat vijojnë të jenë pa autorë, e kryesisht vrasjet e tipit mafiozë.
Numrin më të lartë të kriminalitetit, gjatë këtyre 7 muajve e mban Shkodra. Nga Janari deri më tani në këtë qark kanë ndodhur 6 vrasje. Pasohet nga Fieri me 5 ngjarje dhe 4 në Tiranë, e më pak vrasje në qarqet e tjera të vendit.
Vrasjet e tipit mafioz vijojnë të mbeten të pazbardhura në vendin tonë. Më 4 Janar u vra Erion Çela teksa ishte së bashku me të afërmit e tij në një lokal në zonën e Don Boskos. Ndaj tij u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje, ku 4 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Nuk do të kalonte shumë kur 3 muaj më pas Iljaz Çali u vra në autostradën Tiranë-Durrës, teksa lëvizte me mjetin e tij.
Në Shkodër, Nazmi Bandulla u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar që lëviznin me një makinë tip Benz.
Gjatë dy muajve të fundit, në Qershor dhe Korrik, ngjarjet kriminale kulmuan me vendosjen e tritolit ne automjetin e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj në Tiranë, ekzekutimin në Fushë-Krujë të Brilant Martinajt, Diklen Vatës e Besmir Hoxhës, si dhe vrasjen e Klisman Preçit në Milot.
Për të gjitha këto krime, policia nuk ka asnjë të dyshuar./ abcnews.al
Asnje koment ketu nga sufllaqexhinjte? Te bejne komente per meritat e rames
Kjo tregon se demokracia funksionon dhe se Shqiperia eshte ne rruge te mbare drejt vendosjes se demokracise,ku gjithkush ka te drejte te vrase,te vjedhe,te kercenoje e kerkush te mos jape llogari.Ky eshte sistemi qe menduam se do ta kapnim me vonese pas 100 apo 200 vjetesh,por dhuruesit na i bene te mundur qysh ne nje pesvejeçar ku te paret qe vrane e vodhen ishin "Burrat e shtetit" dhe "yjet ne ngjitje" se bashku me Vojo Kushet mbi tapetet e presidences qe bejne shqiponjen dykrenare tashme kokeulur! Ndaj mos prisni gje tjeter sepse as ne lufte monizmin nuk kemi patur kaq viktima.Nu e ka fajin policia se e keni vene re edhe emrin e ka Policia e Shtetit ,pra nuk eshte per ne qytetaret po ne sherbim te shtetit!Nje orator dikur me pat deklaruar "Njerez te ndryshem ne kohe te ndryshme veprojne ndryshe"!Dhe eshte mese e vertete.E keni vene re qe nuk ka me as fshatare,as katundare as malok jugu apo veriu por vetem qytetare pa civilizim .Dikush nga deputetet kerkoi qe te ligjerohen "shtepite publike" dhe qeveria heshti per te nenkuptuar qe e gjithe Shqiperia eshte kthyer ne shtepi publike duke filluar nga parlamenti ku ka deputete qe shajne me nene e me babe.E kush e kishte enderuar kete dite,shyqyr qe ia arritem.
O qelbësira gazetarë, o mafiozë të medias. Po pse shkruani ndryshe në tituj dhe ndryshe ne artikull? Ju duheni bojkotuar në masë nga publiku!!!