Shtohen urgjencat nga temperaturat dhe traumat, Brataj: Shkak, të sëmurët kronikë dhe aksidentet

31 Korrik 2022, 18:55Kronika TEMA
Shtohen urgjencat nga temperaturat dhe traumat, Brataj: Shkak, të

Urgjencat për shkak të temperaturave të larta dhe traumat, e ndjekur më pas nga covid janë rastet më të shpeshta të referuara drejt 127. Sipas kreut të urgjencës kombëtare skender brataj temperaturat e larta kanë rënduar gjëndjen shëndetësore të të sëmurëve kronikë.

‘Temperaturat e larta i krijojnë këto probleme, sidomos humbje koshience , gjëndje të fikti, rënie të lehta shkaktohen si rezulat i rënies së presionit. I nxheti është një terapi sinergjike dhe tek pacientët që marrin terapi për presionin e lartë ka një humbje të lartë. Ka të bëjë me të nxehtin dhe këshillohen të reduktojnë dozën e medikamenteve.”

Fluksi i lartë i automjeteve ka bërë që Traumat për shkak të aksidenteve rrugore, edhe pse ka një ulje nga viti i kaluar, të shtohen gjatë sezonit veror,

‘Ka ende më shumë aksidente pais ka shumë të huaj që vjnë, Rumania Sllovakia vijnë me makinat e tyre. Ka ulje për numrin e viktimave por jo aksidente pa humbje jete. Duhet kujdes në respektimin e rregulla vetë qarkullimit. Duhet të kemi parasysh aksidentet në qytete dhe janë më shumë në qytetet se në autostrada. Dhe kjo tregon mosrespektim të rregullave.

Sipas INSTAT në 6 muajt e parë të këtij viti numërohen 581 aksidente rrugore  nga 671 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 13,4 %. Në 91 % të rasteve aksidentet ndodhin për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Rreth 4 mijë kasidente, edhe pse ka një ulje në krahasim me vitin ekaluar. Por 59 aksidnete në veri, 19 prej tyre në Valbonë, Theth nga Europa Veriore. Qëndrimi në kohë të gjatë është i rrezikshëm për shumë arsye.

1 Komente

  1. n
    nje mik nga Vlora

    Ky eshte bere si polic trafiku tregon aresyet e axidenteve rrugore???

    Lini një Përgjigje