Gjykata e Lezhës ka pranuar pranuar kërkesën e prokurorisë për të marrë kampionet e ADN-së së ish-efektivit të RENEA-s Remal Rada dhe shokut të tij Elton Hithi, të cilët u arrestuan pasi në makinën e tyre u gjet një snajper.. Mostrat u janë marrë dy të dyshuar ditën e sotme.
Organi i akuzës në Lezhë kërkon që të krahasojë ADN-në me gjurmët e ADN-së së gjetur te snapjeri që u përdor gjatë ekzektutimit të biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen më 7 janar 2020.
Prokuroria e Lezhës ka dyshime se Rada dhe Hithi mund të kënë informacion se ku është marrë snajperi që u përdorë për të vrarë Reçin. Mostrat e ADN-së u janë marrë dy të dyshuarve në paraburgimin 313.
Lini një Përgjigje