Po ktheheshin nga pushimet, çifti shqiptar ndalon për të parë defektin e makinës, merren përpara nga autovetura në sy të fëmijëve

1 Gusht 2022, 10:19Kronika TEMA

Po ktheheshin nga pushimet, çifti shqiptar ndalon për të

Një aksident i rëndë automobilistik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ionia Odos, pranë rrugës me pagesë në afërsi të Janinës, i ka marrë jetën një çifti shqiptar.

Një çift me origjinë shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në afërsi të Janinës. Sipas mediave greke çifti bashkë me dy fëmijët ishte duke u kthyer pas pushimeve që kishin kaluar në vendlindje.

Nga aksidenti mbetën të plagosur lehtë dy fëmijët e tyre, të moshës 26 dhe 10 vjeç.

Aksidenti rrugor ndodhi kur çifti i shqiptarëve e ndali makinën e tyre në një xhep të autostradës për të ekzaminuar një problem që ishte shfaqur gjatë udhëtimit.

Ata kishin dalë për të parë se çfarë po ndodhte për shkak të defektit mekanik, duke lënë të hapur derën e shoferit dhe derën direkt pas sediljes së shoferit.


Një mjet tjetër që kalonte me shpejtësi nuk i ka parë dhe e ka përplasur makinën e ndalur, duke u shkaktuar lëndime të rënda të dyve.

Përpjekjet e mjekëve në vendngjarje kanë qenë të mëdha , por sipas informacioneve të ERT të Janinës, burri ka ndërruar jetë në vend, ndërsa gruaja e tij gjatë transportit për në spital.

Sipas epiruspost.gr, dy fëmijët që ndodheshin në mjet janë dërguar në spital, pasi janë tronditur rëndë sepse gjithë skena e aksidentit ka ndodhur para syve të tyre.

2 Komente

  1. P
    Parruca

    Jetegjatesia kur del nga makina ne autostradat perendimore llogaritet ne 20 minuta. Pra nqs ti ndalon ne nje xhep apo ne korsine e emergjences shanset per nje aksident jane ekstremisht te larta. Prandaj ne rast urgjent, duhet te kapercesh barrieren dhe ti largohesh autostrades ne pritje te ndihmes. Ne asnje menyre nuk duhet te ndalosh dhe te qendrosh aty. Nese defekti nuk eshte çmobilizues, pra mund te ngasesh deri tek dalja/stacioni i rradhes ne asnje menyre nuk duhet ndaluar ne autostrade. Xhepat jane parashikuar vetem per urgjence ekstreme. Ne Shqiperi shoh rendom makina te ndaluara ne autostrade, dhe rekordin e mban Tirane-Elbasan.

    1. B
      Black Jack

      Victimat demshperblim maximal nga byth……i qe shkaktoi accidentin dhe femijeve deri ne plakje te tyre kshu bohet dhe respektohen victimat like in USA ????????

      Lini një Përgjigje