Vëllai i al-Zawahirit kishte lidhje me Shqipërinë, u dënua me vdekje në Egjipt

2 Gusht 2022, 17:47Kronika TEMA

Vëllai i al-Zawahirit kishte lidhje me Shqipërinë, u dënua

Nga Vitjon Nina

Vëllai i al-Zawahirit kishte lidhje me Shqipërinë, ndërsa u dënua me vdekje në Egjipt

Ayman al-Zawahiri ishte kreu i grupit të njohur terrorist Al-Qaeda dhe vrasja e tij në një sulm amerikan me dron, mund të cilësohet edhe si ngjarja më e bujshme prej ekzekutimit të liderit historik të Al-Qaeda-s, Osama bin Laden.

Teksa al-Zawahiri zuri faqen e parë të gazetave më të mëdha botërore, pak është folur për personat që e rrethonin dhe ndër ta, edhe familjarë shumë të afërt, të cilët kanë pasur lidhje edhe me Shqipërinë, si i vëllai i tij, Muhammad Rabee al-Zawahiri.

Muhammadi, ka qenë i diplomuar në vitin 1974 në degën e inxhinierisë, në Universitetin e Kajros, Egjipt.

Prej aty, ai më pas u zhvendos në Arabinë Saudite, ku punoi në një firmë ndërtimi.

Për drejtësinë ndërkombëtare, emri i Muhammadit u bë i njohur vetëm për shkak të vëllait të tij, Ayman al-Zawahiri, pasi në vitin 1981, ai u dënua në mungesë për vrasjen e ish-presidentit egjiptian, Anwar Sadat, më 6 tetor 1981.

Gjithsesi, Muhhamadi u gjet i pafajshëm më pas për akuzat.

Pak nga pak, dy vëllezërit u afruan akoma më shumë me njëri-tjetrin dhe më pas, Muhammadi u angazhua me një grupim të njohur si Organizata Humanitare Islamike Ndërkombëtare (International Islamic Relief Organization).

Kjo organizatë ka operuar në disa vende të botës dhe vetë Muhammad al-Zawahiri, ka qenë pjesë e programeve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci si edhe Shqipërinë.

Gjatë kësaj kohe, sërish emri i tij u përfol për vrasjen e bujshme të presidentit egjiptian në vitin 1981 dhe së bashku me disa të tjerë, ai u dënua në mungesë.

Do të ishte viti 2000 ai “fatali” për Muhammad al-Zawahirin, pasi ai u kap në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u ekstradua më pas për në Egjipt.

Aty, ai mori dënimin me vdekje, pasi u akuzua si pjesë e grupimit “Jihad”. Mirëpo, ky dënim, nuk u ekzekutua dhe në vitin 2011, pas një grushti shteti ndaj ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak, al-Zawahiri u lirua nga burgu.

Ai u arrestua sërish në vitin 2013, pasi grupimi “Vëllazëria Myslimane”, i cili kishte ardhur në pushtet në Egjipt, u rrëzua nga drejtimi i vendit.

Në prill të vitit 2014, së bashku me 67 të tjerë, do të akuzohej për formimin e një grupimi terrorist, i cili dëshironte destabilitetin e Egjiptit. Ky grup, sipas akuzave, të gjithë aktivitetin e zhvillonte nën tutelën e Ayman al-Zawahirit, kreut të Al-Qaeda-s.

Prej 17 marsit 2016 ndërkohë, Muhammadi është i liruar prej burgimit dhe mendohet se po jeton ende në Egjipt.

6 Komente

  1. b
    bira lencit

    kjo eshte e vertet, salih bin laden eshte nje bashkepunetor i vjeter i ketyre terroristave, dhe ky ne shqiperi per 30 vjet ka vrare 30 mij shqipetar Salih bin laden po pregadit kamekaz me like floririn te bejne. rasje te tjera

    1. K
      Kendezi maje plehut me axhenda anti-shqiptare

      Po pse jeni idioter ore kafshe! Cfare qellimesh keni qe menjehere na nxirrni qe ky ka pasur lidhje me Shqiperine! Edhe ne qoftese kane patur nje organizate baamiresie ne ate kohe nuk kane kryerc akte te dhuneshme por kane ardhur per te ndihmuar. Pse i jepni shanse atyre qe nuk na duan qe te shkruajne artikuj per Shqiperine.

      1. D
        Demokrati me mend ne koke

        Vrane nipin e Vasillaq Vangjelit. Leonard Vangjeli. 30 plumba ne koke. Nuk u njihte.

        1. R
          Runi

          Sakte Demokrati. Po perse nuk flitet per ket ngjarje te rende. Vjen arabi nga fundi i botes per te vizituar byrazeret islamik dhe vret nje student shqiptar ne lulen e rinis!

        2. d
          durrsak 24 karat

          Sala i dha pashaport shqiptare. CIA me SHIKun e Klosit arrestoi ket person dhe te tjere. Ata u dergun ne Egjipt. Prandaj Amerika, plus shkaqe te tjera, e ka shpall Salen nongrata,. Korrupsioni osht sebep. Sala ka kercenue sigurine kombtare te Amerikes dhe Britanise.

          1. D
            Detari

            kopje si rama i njejti DNA prandaj dhe quan veten vlla i erdoqenit.

            Lini një Përgjigje