I mori jetën me skaf 7-vjeçares në Himarë, Gledis Nano përjashton nga policia komisarin Tase

2 Gusht 2022, 16:17Kronika TEMA

I mori jetën me skaf 7-vjeçares në Himarë, Gledis Nano

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një fëmijë 7 vjeç, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie.

"Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Avdia, për humbjen e jetës së vajzës së tyre 7-vjeçare, e cila u godit nga një mjet lundrues. Për Policinë e Shtetit keqardhja dhe përgjegjësia për këtë ngjarje është e dyfishtë, përveç se në nivel institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, si prindër, si familjarë dhe si bashkëqytetarë të këtij vendi”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, Nano ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë, komisar Arjan Tase, me detyrë shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja.

Sipas bluve, “oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.

Njëkohësisht, Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare.

35 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Minimumi qe duhej te beje eshte qe te kerkoje ti doreheqje. Jeni kulmi i paaftesise. Plazhet bosh pa vizitore e plot me horra që terrorizojne ata pak njerez qe pushojne aty.

    1. N
      Një drejtore muttttt

      E pushoje pase varies?? O Zot çfare bëhet keshtu . Po ai a munde të punone edhe i burgosur? A po në Shqiprie jemi dhe munde të ndodhe gjithçka. Kjo ështe tallje me njerzit e thjethet. Drejtore muti që Kure e Ka marre policine as gjë nuke Ka ndryshuare po veç për keqe

      1. t
        taras bulba

        Ke te drejte shoku , Nano eshte personifikimi i te paaftit ...erdhi shume i trumpetuar dhe biografi madheshtore si polici i talentuar dhe i graduar ne shkollat me te medha , vec e verteta eshte krejt ndryshe , se eshte kryekomplet i paafte .... Aftesi nuk eshte te maresh masa mbas ngjarjes , por te punosh forte qe ato te minimalizohen deri ne zero....kete nuk harijne te kuptojne disa duke perfshire dhe kete karabushin Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit ..... Nje bravo te madhe Kryeministrit Rama qe vendosi kete mizerabel ne krye te Policise se Shtetit ......ama nuk befasohemi me te , ai zgjodhi per President te Republikes nje hajdut ordiner , qe torturoi Qeverine dhe shqiptaret , frenoi Shtetin te eci perpara per 5 vjet , te kryepolici do kish probleme ???????????

        1. p
          pushuesi

          Po pse mer rrush ,ç'fare faji ka ky.Nuk kz faj ky sistemi !Me perpara o qytetar i pas 90 -tes plazhin e ruante vetem nje polic ndersa sot eshte kohe tjeter ku qytetaret duhet te ruajne policet.

        2. Keshtu halesh i ke te gjithe o GLEDIS. Diku cvjedhin, diku vrasin , diku vene gjoba. Nuk lene kotec pa fut hundet. Skane lidhje me detyren. Mos i levdoni fare. Dhe kur vriten vriten si budallenj, jo si heronj.

          1. J
            Juli

            Këta policë të këqinj,kriminelët,të korruptuarit,hajdutët,..... nga mbijnë !!!!!! Mos lindin nga pusi,apo vijnë nga Grqia,Serbia..... !!!!!! Fëmijët e juaj janë,SHQIPO. Jeni KAFSHË ME KOKË NJERIU. ju shani policinë ,shtetin,politikanët,drejtorët,shefat,buznesmenët,zyrtarët,.. JU JENI ATA. PISA e BYT..IRA.

          2. I keni pare policet civile kur dalin ne terren . Te gjithe me ca canta te shternguara ne kraharor dhe duken si KAMBISTE. Te fryre e kuqosur nga dhjami , hargalisen e zaptojne lokale . Pagese jo. O i zoti i lokalit ose vjen dikush e paguan faturen e tyre. Te gjithe njesoj.

            1. V
              Vin

              Fiks ashtu si i ke pershkruar jane , si vemje.

            2. i
              ilir

              U shkerdhevsha shtetin. Asnje rregull per qarkullim mjetesh detare ne breg nuk jeni te zotet te mbani.Dhe ku?Ne nje vend me pese anije e shtate skafe...imagjinojeni te kish numrin e vendeve te tjera.

              1. G
                Gledis Nano duhet te shkarkohet i pari

                Pastaj te shkarkohet Polici Kriminel .Ndryshe nuk behet Polici ne ate vend e nuk vendosen rregullat ne Plazhe . Ne te gjithe Boten jovetem Policia qe e di se ku deri ne cfar distance duhet t'i afrohen bregut te detit ose zones ku lahen pushuesit Turistat -me Mjetet Lundrues e Mortorrizuar ,si kudo . Ne Shqiperi Policine e ben Police vetem Uniforma ,sepse jane komplet jashte Loje e formimi i tyre le shume per te deshiruar . Nuk e di se si Kulaifikohen kta lloj Policash atje ,por nji Police duhet te testohet mire e ket Njohurite e duhura si ne terren rruge qytetati e autostrada por edhe ne dete ne Plazhe . Te ken njohurite e duhura sepse ndryshe perse duhet te jen Police sepse i veshin ne Uniforme dhe i japin nji pistolet pas bythe ? - Eshte e pafaleshme te vrases nji femije sot me Skaf - cdo Skafi ke Femijet zoti Nano ? Policia e paafte eshte rreflektim i nji Drejtuesi te paafte ,kjo s'ka nevoje per spjegime śhtese .

                1. A
                  Aron

                  Ky meriton te denohet me burgim te perjetshem. Sipas te dhenave ne ate vije bregdetare nuk ishte e aprovuar per te afruar gomone. Si pjese e policise ai duhet ta dinte kaq gje, aq me teper te shkonte aq afer bregut ku kishte mundesi te lahej edhe nje femije 5 vjec, qe duket nuk ka qene ne thellesi.

                  1. T
                    Tropoja

                    Kot e shkarkove o drejtor ai paska dhe grade te larte Komisar per mbrojtjen e komunitetit mbase ai donte ta shpetonte vajze por ajo u fut vet posht helikave mos e turperoni policine dhe shtetin qe duam se keshtu keni hequr pa arsye dhe shume drejtor kryetar bashkie e ministra gjoja jane me precedente penal shume gabim nga ju uroj qe spak te hetoje sa me shpejt ti gledis sa bere vizita ne amerik australi itali gjermani te luftosh krimin etj uroj qe babua te te vleresoj per gjestin qe ke bere dhe te emerohesh te pakten minister i brendshem urime

                    1. E
                      E vërtetë

                      Të hetohet de kjo mban ere foltoreje dhe I.M. Vetëm ato vrasin.Jane shërbëtorë te rusëve.

                      1. O
                        O plehre

                        Motren ku e ke o plehre. Behet fjale per nje femi 7 vjec o plehre jo per foltoren o plehre

                        1. K
                          Kamikaze

                          Ca te behet me?! Me keq se Ceceni, kamikaze ne rruge, kamikaze ne det! Vetem ajri ka mbet pa kamikaze!!!

                        2. D
                          Dr

                          PO, para disa vitesh ndodhi me nje ruse 17 vjecare, e mbyti skafi. O , zot, PO vendosni rendin ose ikni. O Rama, leri ti ato hangarizmat dhe batutat. Shiko si i ke punet ne shtet, lere Vuciqin se nuk ja dijsh hilet atij . Neve shqiptareve te Jugosllavise na kane djege, prej katergjysheve e kendej. Mos thuaj Kosova dhe Ballkani i hapur kur tani, ne Maqedoni ,smund te hyjsh ne shtet me ore

                          1. J
                            Jeni plehra

                            Rusin ne Himare e vrau biznesmeni horr i suksesshem Fatmir Kuci.

                          2. L
                            Landi

                            O Gledis Nano,nuk ka humbur kontrollin e mjetit ,por keni humbur Ju sensin e normalitetit. Paguheni me taksat tona dhe na shisni pordhe me armen e shtetit. Nje keshille :Lemojani thepin se do ju çjeri kur ta nxirni atije ku do ju a fusin.

                            1. D
                              Ducati

                              Lajm tragjik. Sa e lexova koka mu be Kazane Ngushellime families u iku femija nga ai shtet I kalbur. Shqiptare Ju lutem cojuni ne demostrata nuk MBA me po na vrasin Po na ndjekin po shtypin sot eshte ora Te filloje Himara Vlora Fieri Tepelena Shkodra Tropoja Tirana Durrsi Berati Korea Shqiperia e gjithe Nuk duam me As Rama As meta As berisha As kryemadhi As njerin Te cohemi deri ne vdekje Te ikin E shifni cfare po behet Me taksat tona paguhet ai polic Kriminel Dhe mbas pune ben Gangon vret femijen o popull shqiptare Ne koncert vajtet pardje ne sheshin skenderbej Tashti qe u vra femija cfare do besh do fleshe. Mos fli urgjent ne rruge Po ne perdhunojne po na vrasin e shperndani ne rrjete sociale couni u vra femija jone eshte I joni me mire te me kishte vrare mua se I kam ber (5 dite )nga jeta u vra femija Cohuni ju lutem nuk MBA me Dhe Ditcka per Tema eshte turp qe akoma nuk keni Nje titull te gjere nga kjo ngjarje tragjike. Ngushellime families Shtet kashte Shtet fallco Cohuni Deri ne darke e gjithe shqiperia per pak vjet deti do rrethohet Si ne palase Provoje futesh dote Brenda mureve te Vilat ne palase Ashtu do behet kudo kurse ti popull I thjeshte Do ikesh me skaf France - Angli se vendi jote do te ndjek Do rrethohet nga Oligarket

                              1. Z
                                Zefi

                                Ka marre fund cdo gje! Duhet vetegjygjesi! Duhet gjak! Duhet nje Avni Rustem ne kete vend! Shum keq ta them, por DUHET!

                                1. J
                                  Ju dhjefsha mu ne Shqiperi

                                  Dalin me gjujt per femra ne breg me skaf shataret kokcepsa. Rrace e qelbur.

                                  1. S
                                    Soj

                                    Shume mire thu prandaj dalin me bo tarnallek se ska pune skafi aty ku lahen femijet.

                                  2. J
                                    Ju dhjefsha mu ne Shqiperi

                                    Dalin me gjujt per femra ne breg me skaf shataret kokcepsa. Rrace e qelbur.

                                    1. J
                                      Ju dhjefsha mu ne Shqiperi

                                      Dalin me gjujt per femra ne breg me skaf shataret kokcepsa. Rrace e qelbur.

                                      1. J
                                        Ju dhjefsha mu ne Shqiperi

                                        Dalin me gjujt per femra ne breg me skaf shataret kokcepsa. Rrace e qelbur.

                                        1. E
                                          Elton

                                          I gjati e ka lene plazhin ne dore te halabakeve qe kane zaptuar cdo cm e bejne cte duan .Rjepin ,njerezit ,ndosin detin dhe ambientin.Rilindja ka degjeneruar totalisht

                                          1. P
                                            Ptuuuu hale muti

                                            Pijini lengun tani,mbledhjeve,keshillimeve,pregatitjeve qe keni bere para sezonit.Policia e paafte per gjera minimale.Vetem te fryheni dini.

                                            1. L
                                              Lloji

                                              Kur zbret nga Kali dhe hyp ne motorskaf…!

                                              1. T
                                                Tirona

                                                Gledis Nano 1 [email protected] që nga emigrant greqie u bo drrejtor policie. Komplet linja bregdetit duhet zbath e të dali çdo gjo në drritë.pa plazhe me pagesë nga 50-100€ e pa skafe e jet ski . Ne sdim me ec nkom e jo më në det. Kte laskarin duhet me e iq që ti vin ment

                                                1. E
                                                  Eh ç'na gjeti

                                                  Ngushellime familjes per kete ngjarje kaq te rende....e paimagjinueshme te shkosh me pushime dhe te pesosh nje tragjedi te tille..............Une me qen si Gledis Nano, u them policive: - Se mos merr njeri ne telefon te me thote qe u vrane femije nga skafet...se une e kam bo punen time...I kam dhan porosite... Kuptohen nen shembullin e "gjigandit" qe thote: - Po ra zjarr, mos me merrni ne tel. te kerkoni helikapter". Shqiperia qe duam drejt evropit.

                                                  1. S
                                                    Shoqja Pandora

                                                    Qeverria te eci perpara! Le te lehin plerat kolaboracioniste dhe fashiste! Sic i varem ne litar ne 45 do ua tregojm qefin!!! Patriotet shqiptare edi rama dhe belinda balluku do ua tregojne vendin gjithe ketyre plerave! Sa tu kemi ju ne ball mutin te na han bashibozuket. Dje i kalbem ne burg sot do i rrjepim gjithcka !

                                                    1. M
                                                      Ministria e Çi(u)çit

                                                      O Çi(u)ç ! Ça po bëhet kështu. Po të ikën shteti nga durt. Veç lajme me polica dëgjohen. Diku vjedhin qytetaret, diku vrasin, diku grabisin, diku drogen. S'po i futem makinave, pronave dhe vilave. Ja dhe ky nje copë polici me gomone me dy motorë. Sa lekë marrin policat në AL merr jahu. O Ramë mblidh shtetin se ta bëri çarçaf "burri i grusë". Ftillohuni se po erdhi Selehu ka për t'ju q.... jo vetëm ato që keni, por edhe juve vetë. Ndërsa Likja do ju bëj eunuk në harreme. Mos fluturoni se ju kane marr skandalet përpara. Boll më Rilindje e pjerdhur me hajduta

                                                      1. L
                                                        Labëria

                                                        Pyesni Gjyqtarët e Shkallës 1 Vlorës ,,si i dhanë pafajsi,, para 4 muajsh . U zbuluan 8 mijë rrënjë kanabis,,në Zonën e Vranishtit ,,Ky si shef nuk dinte gjë ,,,u dënuan 4 hallexhinj

                                                        1. E
                                                          Edi

                                                          Dakort që kemi problemet, dakort që kemi loqet që kanë pushtetin, plus edhe ne loqe që i pranojmë, por ky palaço që shtyp një fëmijë dhe nuk hidhet as ta ndihmojë por bën kaposhin dhe familja e vajzës të vuaj gjithë jetën dhe ky bq të jetoje e haje prapë me taksat e popullit në burg...... . Hapu dhe i thonë kësaj. Po të ndihmonte e merintonte burgun, tani meriton vdekjen!

                                                          Lini një Përgjigje