Arben Kingji emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

2 Gusht 2022, 16:57Kronika TEMA

Arben Kingji emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm të

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjeneral Brigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.


Gjeneral brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës

2 Komente

  1. R
    Rajmond vonjati.

    Mjafte se e bete supermen, ai as te thoj i gishtit te vogel te kembes nuk i vjen ushtarakut lexhendar, politikanit te profilit superior, armikut te eger te valutes se huaj, dishepullit te demokracive te zhvilluara, dhe per keto vilesi i ka ngjare gjyshit te vet, heroit te Kandaharit, shkelqesise se tij, miut te arave, z Xhemal Gjunkshi.

    1. D
      Detari

      cfar eshte ky, bullgar?

      Lini një Përgjigje