Arjan Tase lëvizte me armë në brez jashtë shërbimit/ A iu bë testi i alkoolit dhe i drogës policit që vrau me skaf 7-vjeçaren?

3 Gusht 2022, 12:46Kronika TEMA

Arjan Tase lëvizte me armë në brez jashtë shërbimit/ A

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e ndodhur një ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku një vogëlushe 7-vjeçare u godit për vdekje nga një skaf (600 kuaj fuqi) dhe që drejtohet nga polici Arjan Tase.

Gazetari i ABC, Ermal Vija, raporton se efektivi i policisë në momentin që ka shkaktuar tragjedinë ishte i armatosur dhe pistoletën e shërbimit e mbante në kundërshtim me ligjin në çantë që kishte në krah. Sipas ligjit, efektivët e policisë nuk lejohet që të mbajnë armën e punës kur janë jashtë shërbimit, por kjo nuk e ka penguar Arjan Tasen që të thyej ligjin dhe të lëviz si “i fortë” në plazhin e Potamit.

Natyrshëm lind pyetja se për çfarë i duhej Arjan Tases pistoleta e shërbimit në një kohë kur ishte me pushime me të afërm të tij? Në një moment Tase ka pasur edhe një përballje me babanë e vajzës së mitur që i mori jetën, që një gjaknxehtësi e momentit mund të kishte sjellë një tragjedi të dyfishtë për shkak të armës së zjarrit që ai mbante. Pritet që hetuesit të japin përgjigje pyetjes se pse lëvizte Arjan Tase i armatosur jashtë shërbimit.

Po ashtu një tjetër shkelje e rëndë e ligjit është se deri më tani nuk rezulton që Arjan Tase të ketë pasur një patentë për të drejtuar një skaf 7 metra të gjatë dhe me 600 kuaj fuqi. Një përgjigje që kërkohet nga autoritetet është se kujt i përkiste ky skaf, dhe si ka arritur ta sigurojë polici Arjan Tase nga pronari këtë skaf. Një shkelej tjetër, e policit është thyerja e vijës mbrojtëse për pushuesit. Një skaf i tillë nuk lejohet të afrohet më shumë se 300 metra nga bregu i detit, por Arjan Tase, si për të treguar se e bën vetë ligjin e solli deri në cekëtin skafin duke i marrë jetën vogëlueshes së familjes Avdia.


Në zonë dëshmitarët thanë se Arjan Tase ka tentuar që të largohet menjëherë pas tragjedisë që shkaktoi. Grupi hetimor ka hapur kamerat e sigurisë për të parë se si ndodhi kjo tragjedi që shokoi opinionin publik.

Po ashtu autoritete duhet të japin përgjigjen nëse, Arjan Tase ishte nën efektin e alkoolit apo nën efektin e lëndëve narkotike. E nëse këto analiza nuk janë bërë që në fillim kur ai u shoqëruar, Prokuroria duhet të nis hetimet se pse mund të jenë shmangur testet.

Por si ndodhi ngjarja?


Tragjedia në Himarë ndodhi një ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë kushëririt të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi. Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut. /abcnews.al

2 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Ky kerma duket fiks si i sapodalë nga burgu. Te Ushtari i Panjohur i merrni komisarët në punë ju?

    1. A
      A E di Edi, që ju E di-ni.

      Ky polic legen. Nuk bëri vetëm këto. Por kapi telefonin, shikojeni ke morri në Himarë në tel,. Ende mendonte si të shpëtonte. Më e bukura dhe kërcënonte. Dmth e pa shumë mirë që vrau nje engjëll dhe llogariste veten e vetë. Me gjasme polic që do mbronte njerëzit në rrethana të tjera. Me telefon po bënte përpjekjet që ti vinin shokët me qëllim që të minimizoj ekspertizën Madje nuk është as burrë ky legen. Por fillon trillon dhe justifikohet (morri gaz). Kuptohet që ky andej nga është se ka idenë e mjeteve të detit, përveçse ti japi gaz. Besoj se aksidenti dhe mund te falej nga familjarët e dëmtuar. Por nuk besoj se këto do ja fali kush. Them se duke u përpjekur të shpëtonte dhe duke bërë dhe gangsterin ka denuar veten me pasoja shumë të rënda. Duke qenë se ky shtet, këta ka. Për fat të keq, I ngelet vetë-gjyqesive. Karma është gjë e keqe kur të ve përposhtë. Ed Rama me këta Cuba, do ta paguaj sh keq se po abuzojnë shumë me besimin dhe votën e Shqiptarëve... Mendoni se do ti gjendet kush në ditë të hallit Ramës. Prite nesër pasnesër kur te ndodhi diçka tjetër. I ka marr ferra, urratën! Shumë shpejt Ed Rama ka per t'u bërë po aq i urryes sa Salehu dhe Likja... Rilindja ka marr fund!

      Lini një Përgjigje