Si i shpëtoi drejtësisë Arjan Tase, polici që vrau vajzën 7-vjeçare në Himarë?

3 Gusht 2022, 09:10Kronika TEMA

Si i shpëtoi drejtësisë Arjan Tase, polici që vrau

Në prill të vitit 2021 Prokuroria e Vlorës do të kërkonte pezullimin nga detyra të 5 oficerëve të komisariatit të Himarë, ndër të edhe të drejtuesit të tij Arjan Tase.

Efektivi policisë, autor i tragjedisë në Himarë së bashku me 5 kolegë të tij u akuzua nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Ata më veprimet dhe mos veprimet e tyre kishin favorizuar mbjelljen e 12 mijë bimëve kanabis në disa zona në fshatra të njësisë administrative  Hore Vranisht.

Policia e Himarës nuk kishte marrë asnjë masë në kontrollin e territorit duke ai bërë të lehtë punën kultivuesve të kanabisit.

Hetimi i Prokurorisë ishte i shtrirë në kohë prej 2020 ku ishin zhvilluar disa operacioni policore në këtë zonë.

Vetëm në një aksion policia arriti të shkatërrojë 6790 rrënjë kanabis.

Kolegët e tjerë të Tases që u hetuan ishin Artur Veshaj, nën/komisar, përgjegjësi i krimeve pranë komisariatit të Himarës, Ilir Kadëna nën/komisar specialist për krimet në komisariatin e Himarës, Isa Jaçaj, specialist krimesh në komisariatin e Himarës, David Fakaj oficer patrulle në Himarë.

Prokuroria e Vlorës i dërgoi të pandehur në gjykata këta 5 policë së bashku me 50 persona të tjerë të cilit kishin kultivuar gjithsej 12 mijë bimë kanabis.

Gjithashtu policia gjatë aksioneve sekuestroi edhe 120 kilgramë kanabis. Në përfundim prokuroria  e Vlorës nuk provoi dot akuzën duke pushuar hetimin për drejtuesin e komisariatit të Himarës. Kërkesa e prokurorisë është përcjellë më pas në gjykatë e cila është miratuar.

Me pastrimin e dosjen Tases i lindte e drejta të kërkonte rikthimin në polici dhe kjo  ka ndodhur. Në fillim të këtij viti ai u kthye në detyre me urdhër drejtorit të policisë së shtetit Gledis Nano.

Tase mbante detyrën e shefit të policimit në komunitet në policinë e Elbasanit.

16 Komente

  1. A
    Arian

    Futeni brenda pisin dhe hidhjani çelsat aty ku vrau fëmijën e shkretë.duan pak xhiro me skaf katundarët

    1. P
      Prandaj ne si populle duhet të mbeshtesin me shpir

      Ata gjygjtare që nuke e kane denuare kët kriminel duhet të hetohen dhe duhet të denohen. Prandaj ne si populle duhet të mbeshtesin me Mish e Shpirt Ameriken dhe bashkimin Evropjane që po mundohen të pastrone sistemin e drejtesise. Pa varsisht se kriminelet e politikes si ilir Meta dhe Sali Berisha me shoke po bën çdo gjë për ta penguare. Prandaj jemi Ku jemi me rendin dhe sigurine puplike se pse Policija e Shteti munsisht drejtohet nga kriminel të tille dhe keta tipa e dine që Kane mbeshtetjen e sistemit të drejtesise se e paguane dhe kane mbeshtetje politike

      1. F
        Feder

        Çti fusin... Edhe tani vrasje nga pakujdesia, gjobë ose max 5 vjet... Po që e futi skafin me vetëdije përtej kufirit të lejuar? Vrasja erdhi si pasojë e shkeljes së perimetrit me vetëdije, dhe si e tillë duhet të dënohet. Ai duke hyrë në zonën e plazhit me vetëdije, mori rrezikun që të vriste potencialisht këdo që ish duke notuar në atë moment aty, jo nga pakujdesia!!!

        1. t
          totololi

          Bravo Federer. 100% dakort.

      2. g
        grepi.

        Ore po doemos qe nuk do te gjendeshin faktet, pasi ato ishin te mbuluara me lek. Ne ksi lloj rastes denohesh edhe per mos veprimin, gje qe nuk kerkon fakte. Nje pyetje per ju; Ate skafin te tijen e kishte. Jo per ndonje gje, por ai o miq kushton ca si shume dhe me rroge polici nuk e blen dot. Ky mund te perbej ndonje fakte? Zullumi keputet kur trashet, dhe ai e kishte trashur shume. Nuk ia uroj qeverise, se nuk kemi kete veme pastaj.

        1. q
          qamili11

          Qeveri koti. Kryeminister mendjemadh qe i pelqen vetja se kushedi se cfar eshte. Nje cope injorant eshte. Ka gjetur nje popull koti, e ben cfar i teket. Ky njeri duhet te largohet nje ore e me pare.

          1. K
            Kapedani

            Problemi nuk eshte Kryeministri por ai qe do e zevendesoj , dhe kur populli shikon qe kush jane kandidatet e mundshem (Saliu me Liken) mendon qe mire e kemi kete çorapekuqin. Po nuk u zhduk kjo kaste politike me kete mentalitet bolshevik nuk do kete ndonje ndryshim rrenjesor ne Shqiperi.

            1. q
              qazimi

              O Qamil ,po ç'hyne ketu kryeministri apo ti akoma je ne monizem e do qe ai te deklaroje "te pushkatohet"!Po pse mor idiot edhe me policin do merret kryministri apo si kane ardhur kohet ai duhet te zgjedhe policet ne detyre.Kur i thua injorant " edhe Edi Rames kjo le shume me per te deshiruar qe "ky vend me keto hime eshte veshtire te behet".Imagjinoheni vehten te te vleresoje Qamili ose Qamot.Me siguri ju doni ate qe ju q...te nonon e e quanit babe!Nje te drejte iu eshte mohuar sepse kafshet padyshim qe duan ne krye nje kafshe dhe jo nje njeri te civilizuar e qytetar si Edi Rama se ai ju ngacmon perdite intelektin me heshtje dhe ju e quani "injorant"!Ja dhe nje motiv me shume se perse nuk behemi ne si Shqiperi.

            2. M
              Ministria e Çi(u)çit

              Tanimë është vonë. Mos u merrni me pasojat dhe histori. Merruni me problemin. Peshku qelbet nga koka. Si puna e ketij ka shumë oficerë policie e shefa. Njëlloj si koha e PD. Shkojne në polici jo për rroge ose punen e shtetit. Çiçi duhet te iki nje ore e me parë. Nqs Rama e mban edhe është po aq BQ sa Çiçi. Si duket i ka mesu DF tu u fut gishtin...

              1. L
                Leo77

                Llafi I Inglizit, just a shithole, shkurt hale!

                1. T
                  Traktori me zinxhira

                  Vrasje me dashje.Burgim i perjetshem!

                  1. V
                    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                    Eshte thene e sterthene: kush paguan ben karriere ne polici. Kam pershtypje qe ky Tase ka qene sponsor per dy deputete te Gjirokastres. Qofsha i gabuar ! Ose e keni vene re qe Artan Hoxha , gazetari investigativ, Klodiana Lala edhe kjo investigative si dhe Aleksander Cipa i Unionit te Gazetareve te Pavarur nuk kane thene asnje gjysem fjale per kete vrasjen e femijes ?

                    1. K
                      KM e ka then se s'do ai Drejtesi por Bota -Aleatet

                      Bordellua e Drejtesise vazhdon e paimpresionuar te Prostituoje ne cdo rast sepse ne kte vend Qeverria i ka dhene Pamvaresine e shpallur te Pamvarru nga Shteti ,pra kemi si me then nji Republike brenda Republikes se Shkerdhetas Demokratike qe ne realitet siedhe te gjithe e dijme e gjitha eshte nji Bordello Shkerdhatsh qe po shkelin mbi jeten e te drejtat njerezore - duke u pasuruar .____________________________ Imagjinoni qe Spak arrestoj per nji Kuti Peshku nji zv/Ministre dhe ne Lalz kane zaptuar Tokat e tjerit mbasi e vrane dhe asnji nuk te jep nji pergjigje se :Ku i gjeten Tokat ne Lalz salih maloku ilir fshatari cepanit etj shkerdhatat eSpakut Kraja me shoke -djhe kjo tregon qarte se ktu kemi te bejme me nji Bande Shkerdhatassh qe s'dun te dijne per Ligje e Shtet dhe KM jone te cilit i rendojne Pordhet sa nuk ja mbajne dot me as Poturet allaTurka -______- flet Botes si KJaposhi maje Plehut te shtetit qe drejton ,me mendimin se po Bota s'ja njeh Stanin e tij te Dhjere qe ai e mbush me lule lart ! - Ptu Maskarenje ,te pafytyre

                      1. b
                        ben

                        Tani e moret vesh se ku i paska gjetur paret per gomonen ky maskarai me kollare.

                        1. S
                          Shqipe

                          Kalbeni brenda qelbesiren

                          1. c
                            cipini

                            Thote qe "ja mori skafin djalit te xhaxhait", thua te jete e vertete? Kriminele, qe mori nje jete femije dhe vrau perjete nje familje. Burgu eshte pak.

                            Lini një Përgjigje