Mundi drejtësinë për 1 muaj, si u kthye në polici Arjan Tase

4 Gusht 2022, 10:01Kronika TEMA

Mundi drejtësinë për 1 muaj, si u kthye në polici Arjan Tase

Arjan Tase arriti të mundë sistemin e drejtësisë, prokurorinë dhe policinë në vetëm një muaj.

Në territorin që ai mbulonte si shef komisariati në datën 3 tetor gjatë një monitorimi me avion të Guardia Di Finanza u pikas një parcelë me 6690 rrënjë kanabis.

Droga ishte e mbjellë në zonën e Vranishtit pjesë e bashkisë së Himarës.

Por prokuroria e Vlorës për shkak të disa veprime të tjera hetimore me datë 13 dhjetor 2020 vendosi të kryejë arrestime dhe ndalime për këtë operacion.

Me vendimin të gjykatës së Vlorës numër 299 datë 13 dhjetor për Arjna Tase është caktuar masa e sigurimit personal pezullim të ushtrimit të detyrës ose shërbimit publik.

Mbi të ishte ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës pasi nuk kishte marrë masa që trafikantët të mbillnin drogë.

Këtu fillon edhe kapitullimi i sistemit të drejtësisë në këtë çështje.

Gjykata e Apelit Vlorë vetëm 23 ditë më vonë në datën 6 janar 2021 ndryshon vendimin për Arjan Tasen.

Sipas vendimit numër 60 të kësaj date ndaj shefit të komisariatit të Himarës është caktuar masa e detyrimit për tu paraqitur në prokurori.

Mbi këtë vendim është ndërprerë edhe pezullimi disiplinor  i Arjan Tases nga policia dhe më pas ai është rikthyer në detyrë sërish.

Sipas burimeve, në këtë kjo dosje u hetua nga ish prokurori Maksim Sota , i cili u arrestua në korrik të 2021 gjatë operacionin “shpirti”.

Sipas SPAK ai kishte ndihmuar trafikantët e kanabisit në qytetin e Vlorës.

Në këtë kohë policia e shtetit drejtohej nga Ardi Veliu.

Pavarësisht vendimit të gjykatës ish drejtori i përgjithshëm Veliu mund të kishte përdorur mekanizma të tjera që ia njeh ligji për ta mbajtur të paktën të pezulluar Arjan Tasen.

Me këto zhvillime brenda një muaji fati i hetimeve për Arjan tasen dukej i vendosur .

Në prill të 2021 prokuroria e Vlorës dërgon dosjen në gjykatë për gjykim dhe në 40 personat e arrestuar apo të cilët ishin nën hetim mungonte vetëm emri i Arjan Tases.

Për të prokuroria e Vlorës sipas hetimeve kishte kërkuar pushimin e çështje.

16 Komente

  1. K
    Kreshnik Isak

    Reforma ne Drejtesi ndonese kaloi 5 vjet nuk ka dhene asnje ndryshim eshte pikerisht ajo qe ishte me prokurore e gjyqtare te korruptuar qe I bejne vendimet sipas oreksit dhe nderhyrjeve me mik e me zarfa me euro ndoshta tani mund ti jene kthyer edhe dollarit meqe u ngrit ne burse. Si ka mundesi qe ketu vijon avazi i vjeter?

    1. B
      Brisilda Rahmuti

      Arjan Tase eshte thjesht nje viktime tjeter e regjimit fashist dhe diktatorial te Mao Ce Dunit Edvin Ramushi!

    2. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Po thuajeni tulle. Ardi Veliu ka marre para. Ca ka katu te veshtire per tu kuptuar sepse Veliu e dinte qe i kishte ditet e numuruara ne krye te policise dhe i duheshin ca para.

      1. T
        Taulant

        Veliu ka marre 100mije euro prej te cilave 50mije euro ja ka kaluar Rames.

        1. a
          armand

          Rama mori 80 dhe jo 50 , e kam info te sigurt , e degjoi djali i komshiut kur ishte te berberi.

        2. P
          Pilo Lala

          Ardi Veliu zbaton vendimet e Gjykates. Ketu del e korruptuar Prokuroria dhe Gjykata, jo Ardi Veliu. Nqse Ardi Veliu do e kishte pushuar nga puna, atehere shteti duhet ti paguante edhe ca miljona ketij gangsteri, qe eshte i lidhur me mafian e droges. Shyqyr qe e gjeti , por mori ne qafe nje femije.

          1. N
            NDRYSHE

            Jo. Nese do te ishte pushuar nga puna per shkelje te renda ne detyre asgje nuk do te perfitonte.

        3. P
          Pilurioti

          E mori lumi pushtetin, shtetin dhe kombin tonë.

          1. S
            Shqipe

            Kalbeni ne burg qelbesiren,bashke me gjyqtar e prokuror;me mire djepi bosh se sa shejtani ne te

            1. v
              vilson naci [email protected]

              Kemi drejtesi apo skemi. Me sa duket ne shikojme vetem perpara se ceshte bere ne pare nuk fuam tja dime

              1. V
                Viktor

                Shtet plehrë.

                1. M
                  Mira

                  Vetem Sali Berisha dhe Ilir Meta mund te bejne shtet ne Shqiperine e shpellareve qe kane zene vendin e qytetareve.

                2. M
                  Mucho

                  Kjo ishte drejtesia qe donte Amerika dhe BE per ne? Rama, jep dorheqjen pasi qeveria qe drejton ti po na vret femijet. Perndryshe, vepri si burre I vertet duke shksrkuar dhe denuar ata/ato qe nuk kane kryer detyren.

                  1. L
                    Liri

                    Edhe kete krim e bete o pusht-etare. Mallkim.

                    1. a
                      american16al

                      Mucho idioti cfare hyne USA apo EU ketu, problemi eshte tek vet njerezit dhe qeveria, mungesa e kultures qytetare ne pergjithesi si dhe ne mos zbatimin e ligjeve dhe nje qeveri qe jeton ne zyre dhe nuk jeton me realitetin, me nje klase politike antikombetare vecanerisht opozita bene qe jeta e shqipetareve te jene ne doren e spontanitetit dhe jo te ligjit..

                      1. A
                        Aleksander

                        Mbas 15 diteve do jete i lire. Do dale nje Maksim koqe tjeter dhe do ta liroje. Ktu nuk ka te bajne sistemi i qeveris. Eshte sistemi i gjykates dhe i prokororis qe nuk funksionon. Arsyja? Eshte krijua nga kriminelet per mos me funksionua. Kriminelet jane plaku mere dhe metaj.

                        Lini një Përgjigje