Bledar Zenel, i dyshuar për nxitje të urrejtjes dhe propagandë me qëllime terroriste ka dalë këtë të enjte para gjykatës së posaçme për t’u njohur me masën ndaj tij.
Zeneli e ka pranuar që ka postuar statuse te tilla në rrjetet e tij sociale, por thekson se nuk janë për qëllime ekstremiste dhe as terroriste.
"Kam cituar Kuranin dhe nuk kam nxitur terrorizëm, kam thënë që do të fitojë islamizmi dhe jo ISIS", është shprehur mes lotësh Zeneli.
Gjyqtarja e Posaçme Flora Hajredinaj u tërhoq për vendim, ndërsa Zeneli kërkoi lehtësim mase, me arsyetim se ka dy fëmijë, më i vogli vetëm katër muajsh.
30-vjeçari, me profesion murator, u ndalua me urdhër të SPAK pak ditë më parë, pasi prokurori i Posaçëm u bind se i riu po propogandonte për qëllime terroriste dhe se po nxiste urrejtjen.
I mbajtur nën lupat e antiterrorit për dy vjet, Zeneli përdori gjerësisht rrjetet sociale për të mbështetur ISIS, dhe sulmet e ndodhura gjatë kësaj kohe.
Zeneli, thotë SPAK, shfaqet duke komentuar kundër shtetit të tij, dhe duke bërë propogandë për shtetin islamik.
SPAK dhe antiterrori thonë se në dy vite ndjekje dhe vëzhgim, rezulton se 30-vjeçari hapi llogari në “Twitter, “Intagram” dhe “Facebook” dhe aty nxiti urrejtjen duke folur për xhihadin dhe luftën e drejtë qe sipas tij ishte ajo e shtetit islamik.
po kjp eshte cfare u mesojne ketyre te shkreteve, shkonie degjoni predikimit e hoxhes te rruga kavajes, per vlleznit myslimane kunder te tjereve... pse merreni me pasojen dhe jo me shkakun?! Shtet i mbaruar
Perse harxhon kohen me pune t e is isit pse nuk punon me shume te rrise femijet e vegjel dhe te ndimoje familjen kjo nuk eshte ere e mire dic duket ai deri sa prapagandon is isin dhe flet kondra qeverise ka kujtu se merret keku me lehte pa punuar sa te beje tulla e llac. Sidoqofte organet kompetente e shkojne deri ne fund ketij problemi
TONIT:JO nuk shane qeverine por shane vendin e tije nepermes urrejtjes. Puntor ndertimi me dy femije ,nuk shikon punet e tija por do futet ne propaganden e gjere per ISIS qe sigurisht merr nen dore prej tyre .Mos te na beje artikull gazetari dhe na tregon lotet e ketyre mostrave qe shesin nderin .Spastrim rrenjesor.Edhe hoxhen ta pyesin se cfare roli luan. Nga na u fut kjo fare e qelbur ne kete vend.
Ah more ti I pjerdhur nga trute si shumica e komunitetit tuaj qe Jeni te pa shkolle dhe te paleexuar qe vetem mesoni permendesh si papagaj ate librin tuaj neper universitetet qe kane mbire gjithandej bashke me jevgjit e Maqedonise se Veriut,Kosoves te cilet I ka financuar dhe mbeshtetur rusi,serbi,greku,turku