Një familje me shumë mistere dhe mëri - Gazetarja: Si bashkëshortja e kishte izoluar Pëllumbin dhe fëmijët nga fisi. Arsyeja ishte...

27 Shkurt 2024, 09:19Kronika TEMA
Një familje me shumë mistere dhe mëri - Gazetarja: Si

Detaje të janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, ku tre fëmijë dyshohet se janë autorë të vrasjes së babait të tyre në Shënavlash në Durrës.

Në studion e Top Story, gazetarja Dorjana Bezat tha se nga intervistat me të afërmit e viktimës, ata janë shprehur se Blerina e kishte izoluar atë dhe fëmijët nga i gjithë fisi.

Pëllumbi nuk fliste me vëllanë për shkak të saj, ndërsa fëmijët ajo nuk i lejonte të komunikonin me kushërinjtë e tyre.

“Kjo familja ka shumë të fshehta në brendësi të saj dhe shumë inate. Pëllumbi nuk fliste me vëllanë e tij që kishte fqinj. Nuk komunikonin në prani të Blerinës, sepse ajo nuk e lejonte. Të dy vëllezërit kanë pasur nga 4 fëmijë. Vetë Blerinë ndërhynte që Hygerta të mos rrinte në një bankë a në klasë me kushërirën e vet.

Më rrëfyen që në momentin që ajo ka ardhur nuse në 1997 ka pasur një inat të mbartur nga familja e saj. Kishte ëndrra për jetën, por familja e kishte martuar me shkuesi me Pëllumbin. Nuk donte të kishte kontakte as më të afërmit e Pëllumbit. Vit pas viti kishte punuar thoshte kunata, që të prishte çdo lloj marrëdhënie. Jo vetë ajo nuk bisedonte, por as fëmijët. Vetëm Amarildo u fliste xhaxhallarëve dhe hallës. Vajza e madhe e familjes ka qenë e veçuar nga fisi i babait.

Ndërkohë flasim për një grua që për 27 vite i ka ushqyer fëmijët me urrejtjen e babait, e thotë halla. Krejt panoramë tjetër ofrohet për viktimën, Ishte i vetmi që punonte në familje, të ardhurat i kishte ndërtuar Pëllumbi. Gjatë ditës punonte punë të tjera, natën roje. Të 4 fëmijët është kujdesur t’i arsimojë. Vajza e madhe dhe Hygerta janë të arsimuara, me kurse. Asnjëherë nuk kanë punuar, këtë javë është përpjekur t’i blejë makinë. Kur bën 18 vjeç i bënte me patentë.

Gruaja, Blerina, ishte njeri që shmangte kontaktet me të tjerët. Ajo do ta thoshte këtë shqetësim me dikë, refuzonte kontaktet me të gjitha personat. Kunata thotë që ja kam dhënë unë dhuratë celularin, por thoshte nuk e përdor. Celulari viktimës është sekuestruar. Në datën 13 djali i madh ka bërë denoncimin, policia pa që makina lëvizet nga Hyseni në sektorin Rinia. Dyshimi i dytë ishte se nuk e kishin telefonuar babain”, tha gazetarja Dorjana Bezat.

5 Komente

  1. S
    Shkodrani-Belgjikë

    Vrasësja e vërtetë është e lirë, dhe po jep intervista, ajo duhet të jetë në burg, sikur nëna e saj që vrau vjehrrën. I bani fëmijët monstra si ajo.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juristi

      Po mirë nuk ka probleme të tjera ai vend po 24/7 vetëm nje krim ne familje do ketë media ne çdo orar??

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dani

        Katunare kriminele, nene psiqike

        Përgjigjjuni
        1. D
          Denis

          Sa here qe femra merr ne dore frenat e familjes dhe influencon femijet, ne marrim femra maskuline dhe meshkuj feminine, te dy anatyral, dhe bisha te verteta e djall brenda, sepse dominohen nga emocionet si urrejtja e inati, dhe sjelljet impulsive mbi keto ndjenja. Figura e babait qe perfaqeson, mencurine, vetpermbajtjen, maturi dhe dashurine e vertete eshte eliminuar, injoruar dhe tallur. Cdo gje tashme eshte kaos

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ura e bahcallekut

            Patjeter femijet behen kriminel, hajdutt, intriganta thashethemexhinj, kur nena e tyre me nandajen mblidhen flasin, shpifin, marrin dyrnjan neper goje ngatrrojne nje krahin se keshtu jane ushqyer , e nuk shohin vedin se i ka mbulue muti fund e kryet, keshtu ndodhe edhe me kete nene me femijet e saj, hajde prit hajer prej tyne mandej vetem sherre e keime ne funde e peSojne si keta monstra, keta vemje e shume vemje te tjera qe po helmojne njerezit.shoqerija dalngadal po i dallon keto maskarenje, keto fekale , mbeturina te shoqerise, duke ju vu damken si vrases, shpifes, intriganta, thashethemexhij, llumi ishoqeris. Sado mundohen te lundrojne nje nga nje dalin ne breg , dalin lakuriq sado qe mundohen te blejne rroba sa ne shqipri, kosove e europe lakuriqsin e turpit nuk e mbulojne dote. Te jesh i piste e amoral per vedi e ti besh keq atij tjetrit , vjen dita e gjykimit per keto hale, pisa, per keto gropa nevojtoresh qe vete bien mbrenta si kjo nene me keto femije pra nje familje perbindshash. Kjo eshte nje kemben alarmi per te gjit ato nena me ato femij qe kan marr rrugen e kytyre monstrave te reflektojne e ta kthehen sa nuk eshte vone, se rruga qe hyjne eshte rruge pa krye e gjejne belan. Prandaj nena ushqeni femijet me edukate e mirsjellje larg veseve te keqija

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje