Kush e vrau Pëllumb Metën? Psikologia tregon se çfarë fshihet pas buzëqeshjes së 19-vjeçares në sallën e gjyqit

26 Shkurt 2024, 19:29Kronika TEMA
Kush e vrau Pëllumb Metën? Psikologia tregon se çfarë

Vrasja horror e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga Shënavlashi i Durrësit, krim për të cilin akuzohen tre fëmijët e tij Hysen, Hygerta dhe Amarlildo, ishte tema e diskutimit në pjesën e parë të emisionit “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Psikologia Valentina Telhaj ka zbuluar se çfarë fshihet pas buzëqeshjes së 19-vjeçares Hygerta Meta në sallën e gjyqit, e cila deklaroi sërish se është ajo që e ka vrarë babain.

Sipas psikologes e qeshura është një mekanizëm mbrojtës, me të cilin 19-vjeçarja mund ta përdorë si kamuflim për të bindur të tjerët se është ajo autorja.

Megjithatë sipas psikologes të tre të rinjve ju duhet bërë një test psikologjik.

Brikena Prifti: Një detaj që sot u vu re Hygerta edhe ka qeshur në një moment, si e ke parë Valentina?

Valentina Telhaj: E qeshura është një mekanizëm mbrojtës. Pas kësaj të qeshure në mënyrë hipotetike, mund të ngremë hipoteza të tipit që mund të jetë një ndjenjë faji, një ndjenjë turpi, një kamuflim për ta bërë sa më kredibile këtë që po them. Mund të jetë ndoshta një element shumë  i rëndësishëm të një nga çrregullimet e personalitetit.

Brikena Prifti: Ata kanë thënë se janë penduar por se kthejmë dot pas?

Valentina Telhaj: Të treve ju duhet bërë një vlerësim i thelluar psikologjik. Në asnjë moment nuk mendoj se të rritur në një dhunë sistematike këta fëmijë të jenë të shëndetshëm. Për këtë duhet bërë vlerësim i thelluar psikologjik, për të kuptuar më shumë në detaje.

3 Komente

  1. G
    Gardiani

    Ajo sapo ka mbaruar studimet dhe do beje stazhin ne. burg.

    1. T
      Tironci

      Po ku e di kjo eksperte qe flet me kaq siguri se ka pasur dhune kunder ketyre palo burrave dhe grave qe e quajne veten femije akoma? Si mund ti dhunoje femijet ky baba qe ben 2 pune per ti rritur, nje pune naten si roje dhe puntor larje makinash diten. Po ky gomar 25 vjecar qe mesa thuhet nuk punon por rri si parazit ne shtepi? Po kjo vajze qe babai e merrte dhe e conte ne shkolle dhe nga shkolla ne mengjes dhe ne darke kur kthehej? Ku paska qene dhuna ketu?

      1. J
        Jorgji prifti

        Neqofte se babai ka gabuar rende (....) mund ta debonin nga shtepia me nje denoncim e jo ta vrisnin se keshtu jane te vdekur te kater personat Megjithate si kta femije nullafacenti e falsi ne shqiperi jane me mijera te pa sbuluar evoluzioni po kapet nga bishti e jo nga koka do vuaje shqiperia e ca kohe

        Lini një Përgjigje