Gjykata e Tiranës ka vendosur shtyrjen edhe për 20 ditë të tjera të masës së sigurisë “arrest në burg” për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijët e mitur, brenda banesës së tyre.
Avokatët kërkuan shtrim të përkohshëm në psikiatri deri sa të bëhet ekspertiza psikoligjore.
Vetë Zhaboli foli shkurtimisht në gjykatë ku tha se e bëri një veprim të tillë, “për tu kujdesur për anëtarët e familjes pasi kishte frikë për ta”.
Afati i ri me 20 ditë do të përdoret për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, pasi ekspertët nuk arritën të paraqesin konkluzione në seancën e të hënës.
Rreth 3 javë më parë, ai u arrestua pas zbulimit nga autoritetet, ndërsa iu vendosur masa, “burg me afat 20 ditor”.
Lini një Përgjigje