Fëmijët vranë të atin në Durrës/ Pëllumb Meta u ekzekutua me 3 plumba: 1 në kokë, 2 në gjoks! Ja ku e kishin fshehur predhën

26 Shkurt 2024, 12:18Kronika TEMA
Fëmijët vranë të atin në Durrës/ Pëllumb Meta

Tre plumba i kanë marrë jetën 49 vjeçarit Pëllumb Meta pasditen e 10 shkurtit brenda në një dhomë në banesën e tij në Shënvlash të Durrësit. 

Në dosjen që policia i referoi prokurorisë së Durrësit, “zbulohen se nga kqyrja e kufomës janë vërejtur 3 plagë tejshpuese me armë zjarri. Një në pjesën e kokës, poshtë veshit, dhe dy në pjesën e gjoksit dhe tek barku”.

Për këtë krimi të rëndë policia ka arrestuar djalin Hysen dhe Hygerta Meta, fëmijët e viktimës, përkatësisht (25 -19 vjeç) ndërsa djali tjetër Amarildo akuzohet se ka ndihmuar në fshehjen e kufomës. Ata sot kanë dalë para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë, shkruan Report.

Zhdukja nuk ishte e rastësishme

Djali Hysen Meta kishte bërë denoncimin për zhdukjen e të atit më 13 shkurt, më 18 shkurt, pra në ditë pasi makina ishte gjetur në sektorin Rinia thuhet se policia kishte informacione policore “që familjarët e viktimës kishin kryer veprime për zhdukjen e viktimës dhe legjendimin e saj si largim nga banesa“.

Kamerat verifikuan dyshimin e policisë se nuk kishim të bënim me një largim të zakonshëm duke dhënë kështu dhe indicien e parë që do të çonte më pas dhe në zbulimin e krimit makabër.

Pasi kanë verifikuar kamerat kanë mësuar se fëmijët kanë nxjerrë makinën e të atit nga banesa rreth orës 04:15 minuta. 3 minuta më pas kanë vënë re se nga ajo ka dalë një makinë tjetër.

Të dyja makinat janë nisur drejt sektorit Rinia. Pasi kalojnë të dy mjetet, Citroeni (Makina e viktimës) nuk konstatohet në kthim por pas rreth 6 minutash vërehet mjeti audi  (Makina tjetër) në orën 04:34 që të kthehet dhe lëviz në drejtim të sektorit, Rinia – Shënvlash.

Dëshmia e parë/ Tre fëmijët dhe mamaja tregojnë të njëjtin version 

Referuar dyshimeve të arsyeshme, policia ka thirrur në ambientet e policisë së Durrësit më 22 shkurt fëmijët, Hysen Meta, Amarildo Meta, Blerina Meta, dhe Hygerta Meta. Fillimisht ata janë ballafaquar me provat e mbledhura.

Fillimisht është bërë e mundur që Hygerta vajza 19 vjeçare të pranonte fajësinë, duke deklaruar që babain e kishte vrarë ajo, e kishte groposur tek kasollja afër banesës. Mjetin e kishte derguar ajo ne Sektor Rinia, armën e kishte hedhur ne nje zone kenetore afer bregut te detit.

“Keto veprime fillimisht u konfirmuan dhe nga familjaret e tjere te cilet ne fakt deklaronin që dijenine per kete gje e kishin marre vetem me date 22.02.2024 mbasdite”

Gërmimet në kasollen e lopës

Më pas shkuarja në vendin ku u u deklarua se ndodhej kufoma Pellumb Meta.

"Pikërisht në zonën ku tregonte deklaruesja Hygerta Meta, që ndodhej në oborrin e banesës në një distancë rreth 20 m nga cepi i banesës ana jugore, ndodhej kasollja e bagëtive, ku filloi gërmimi dhe pasi u arrit në një thellësi 110 cm, u vërejt që në këtë gropë të hapur gjendej kufoma e një shtetasi i mbështjellë fillimisht me një plasmas të zi, e më pas me çarcafe.

Kufoma u nxorr dhe u konstatua fakti që ajo ishte kufomë njeriu, i identifikuar si Pëllumb Meta, kufomë e cila kishte filluar dhe dekompozimin. Kufoma për shkak te gjendjes që ndodhej nuk u hap, por u dërgua në morgun e spitalit rajonal Durrës"
Më pas u mor sërish në pyetje Hygerta e cila ka thënë se e vrasjen e kishte kryer me pistoletë TT që  babai e mbante pa leje.

“Motivi ka qenë për shkak të problemeve që ai ju krijonte herë pas here si dhe që ai kohët e fundit donte ta fejonte atë me një shtetas të panjohur për të. Ajo nuk pranonte fejesën pasi ishte në shkollë dhe donte të përfundonte shkollën, por babai e kishte vënë nën presion dhe donte ti dilte fjala e tij.
Fillimisht ky deklarim mbështetej dhe nga deklaruesit Hysen Meta, Amarildo Meta, Blerina Meta.

Ku u gjet predha?

Predha e armës model 54 kaliber 7.62 mm, u gjet në sirtari e një divani që ndodhej në sallonin e katit të dytë.

 

 

1 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Kjo eshte e tmershme prej disa ditesh shohim nje reagim absurd ne studiot televizive ku flitet per te ndjerin si nje moster kur ne te vertet mostrat jane femijet e tij.Gjakftohesia e tyre ne krim ne fshehjen e tij eshte makabre.Jane kapur fort mbas variantit te dhunes nga babai per te shpetuar lekuren se e dine qe do mbrohen nga shoqatat qe marrin fonde ne kuriz te dhunes se vertete qe ndodh ne disa familje.

    Lini një Përgjigje