Vranë të atin dhe e groposën në kasolle, djali i Pëllumb Metës: Të flasë ai që e ka bërë, motra qëlloi babanë, kishte konflikte

26 Shkurt 2024, 12:54Kronika TEMA
Vranë të atin dhe e groposën në kasolle, djali i

Merr tjetër rrjedhë krimi në familje në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë kryefamiljari Pëllumb Meta.

Djali i madh Hysen Meta ka mohuar vrasjen e të atit dhe shprehet se motra e tij e vogël e ka kryer këtë krim.

“Nuk ka shkak fare se nuk e kam bërë. Të flasë ai që e ka bërë.

Kam parë që motra e vogël ka qëlluar babain. Motra ka pas konflikte. Një nga arsyet se donte ta fejonte me zor dhe kishin debatuar shumë herë”, tha ai. 

Ndërkohë, Hygerta në dëshminë para togave të zeza ka marrë përsipër autorësinë e krimit. Ajo ka thënë se nga frika në fillim kishte menduar që t’ia linte vëllait të madh përsipër krimin.

Ajo ka rrëfyer edhe episodet e dhunës që i ati ushtronte ndaj saj dhe nënës. Sipas Hygertës, ai i kërcënonte se do i vriste me tritol dhe nga frika nuk kishin bërë kallëzim në polici për dhunën e ushtruar.

Hygerta Meta: Kemi pasur konflikte për shkak të dhunës. Ai vinte na godiste. I erdhi mamit për bajram e goditi me grusht në zemër pasi ai e thirri dhe ajo nuk e dëgjoi. E rrihte në prezencën time. Kështu ka qenë gjithmonë.

Gjyqtarja: Pse nuk bëtë kallëzim

Hygerta Meta: S’e bëra nga frika. Duke pasur parasysh kur kërkohet ndihmë dhe përsëri ndodhi vrasje. Frikë kisha dhe nga fisi i tij. Më dërgonte dikë tjetër për të më vrarë. Ai na kishte thënë që do ju vras shumë herë. Na thoshte nëse ikni të bëni denoncimin do ju vras të gjithëve. Nëse largoheni nga unë do ju vras me tritol. S’kishim ku të shkonim.

 

1 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Femije monster. Mashtruese po te ishin te vertea ato qe thua te kishte martuar qe 16 vjece si shume vajza te tjera po perkundrazi te dergoi te shkolloheshe ne universitet.

    Lini një Përgjigje