Ekzekutuan babanë dhe e groposën, lihen në burg tre fëmijët

26 Shkurt 2024, 13:18Kronika TEMA
Ekzekutuan babanë dhe e groposën, lihen në burg tre

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën, të cilët vranë babanë dhe më pas e groposën në një kasolle pranë banesës. 

Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe fshehje e asgjësim i kufomës, kryer në bashkëpunim, janë akuzat që rëndojnë ndaj Hygerta, Hysen dhe Amarildo Metës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shkurt në Shënavlash, por u zbulua disa ditë më pas, pas denoncimit se kanë humbur kontaktet me të.

Hygerta Meta mori përsipër autorësinë e vrasjes së babait të saj. Këtë të hënë para gjykatës, 19-vjeçarja deklaroi se është penduar, por tha se ishte e detyruar.

Ajo deklaroi para gjykatësve se donte t’ia linte fajit vëllait për krimin dhe shtoi se i ati është përpjekur që ta vrasë, si dhe ka goditur nënën e tyre.

 

 

Lini një Përgjigje