Vajza nën hetim për vrasjen e bashkëshortit! Nëna e Blerina Metës kishte vrarë vjehrrën vite më parë dhe ka plagosur burrin

26 Shkurt 2024, 15:28Kronika TEMA
Vajza nën hetim për vrasjen e bashkëshortit! Nëna e Blerina

Nëna e Blerina Metës, e vënë nën hetim pasi fshehu vrasjen e bashkëshortit nga tre fëmijët, Sanije Tuga, ka ekzekutuar disa vite më parë vjehrrën.

Në maj të vitit 2010, policia e Kurbinit e arrestoi Tugën për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit, babanë e Blerinës.

Sikurse u raportua në media 14 vite më parë Sanija u konfliktua me vjehrrën, Behare Tugën. Pas sherrit, Behares i doli në mbrojtje i biri (bashkëshorti i Sanijes). E tensionuar nga situata e krijuar, 52-vjeçarja mori çiften dhe qëlloi në drejtim të vjehrrës dhe bashkëshortit.

Teksa për tre fëmijët është vendosur masa 'arrest me burg'' për vrasjen e të atit, Pëllumb Meta, bashkëshortja e tij po hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Pas zbulimit të vrasjes, Blerina është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj, ndërsa është marrë në mbrojtje nga policia.

Babai i Blerinës, Baftjar Tuga, thotë se gjithçka në lidhje me këtë çështje do ta dëshmojnë përpara organeve të drejtësisë.

19 Komente

  1. e
    edmond (Koder Rreshen )

    O shoku Gazetar,se na bane pak konfuz !!! Kjo Blerina,ka dit qe ju thoni se e ka vra te Jatin ? Diku nga fundi i shkrimit ju shkruani se Blerina mbas vrasjes,u vendos tek familja e prinderve te saj ! Te gjith familjen ne burg e paska Blerina ! ne rrjeshtin e fundit ju shkruani : Babai i Blerines thot se gjithcka do ta deshmoj para organeve te drejtesis !!!!!!!!!!!!!!! Te gjitha Fet thon se nje dit do te japim llogari para Zotit,dhe ne me sa dim,ky i Jati i Blerines,ka shku ne ate,jeten pa te drejt kthimi ? Po na e shpjegove ket shkrim, qe mu me duket si nje ekuacion i pa zgjidhshem,do te jem shum mirenjohes .

    1. I
      Illyrian

      Blerina është bashkëshortja e të vrarit. Fëmijët e saj kanë vrarë të atin!

      1. T
        Toni

        Vajza eshte Hygerta Mamaja Blerina Gjyshja nga nena Sanija Sanija ka vrane vjehren dhe ka plagosur vjehrin, pra stergjyshen dhe stergjyshin e Hygertes.

      2. R
        Rreshensi

        Hahaha o Mondo nga kodra Rreshenit, po ky gazetari qe ka shkrujt artikullin eshte ma lart se kodra jote,osht nga lart nga Fani a Xhuxhi po ka nje jav qe ka zbrit dhe akoma eshte i turbullt nga koka.

        1. e
          edmond (Koder Rreshen )

          " Rreshensi ironik " ! Un kam shum,shum vite qe jetoj akoma me lart se Kodra e Rreshenit,(i cili nuk esht vend lindja ime por e te parve te mi,)ne nje shtet ku ju do te sajonit histori nga me te pamoralshmet,si e si te merrnit nje leje qendrimi . Megjithse femit e mi jan te lindur jasht,dhe me Master ne formimin e tyre,un e kam per krenari te shkruaj vendlindjen e familjes time,sepse kam formimin e duhur, per te argumentuar krenarin e identitetit dhe te gjakut nga ku rrjedh .

        2. D
          Dr

          Shkrim rumpallë

          1. Z
            Zefi

            O bole gazetar.

            1. S
              Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

              Rrace perverse sunite..... turkish telesehir continue

              1. R
                Redaktori

                Mosja ver re , o Mondi , keta jane gazetare qe shkojne ne pune me gjysmen e trurit , gjysma tjeter , kushedi ku i kullot . E ka bere lemsh gjithe shkrimin . Po nuk kane faj gazetaret , fajet i ka Merua qe i mban ne pune e i paguan

                1. ¿?

                  Ç'len prej maces gjun per minj.

                  1. Y
                    Ymeri nga Yzberishti

                    E lexova disa here dhe prap si rash ne te shkrimit… Zj. ose zt. gazetar/e, ju lutemi, mos pini gje kur shkruani…

                    1. M
                      Miku

                      Hahaaaa… dhe une qe kujtova se isha e vetmja qe s’morra vesh gje! Jo se u shqetesova shume

                      1. M
                        Mero

                        Gazetar investigativ , VIP , do futet tek Bigu , me shoqen Lediona

                        1. K
                          Koli

                          Sa kam qesh o Mondo.E lexova dy here dhe prape nuk kuptoja dot asgje.Si ka mundesi qe me 2024 te jene kaq te Dobet per nje shkrim shume te thjeshte.Ke Emrat dhe Faktet,mjafton ti Shkruash drejt dhe pa gabime Gramatikore,qe ne fakt ne Gazeta i gjen me Mijra.Merrni Prof DR Sazan Gurin se ai i sqaron bukur.

                          1. N
                            Nastrdini.

                            Nga se vjen e e nga se ndodh, cdo te thote e ckuptim ka. Thenie nga vitet 1970, tamam dhe per ket artikull.

                            1. K
                              Kaonia

                              Ore ka njeri ta perkthej kete , mbiemrat ndryshe , ngjarja ndryshe .Te futemi ne mendjen e gazetarit se ç ka ne mendje të thotë.

                              1. G
                                Gjuhëtari po jo sharlatan

                                Jo faj kanë që nuk paguajnë një korrektor se lanë nam, jo vetëm Tema, por të gjitha gazetat online, janë skandaloze për sa i përket gabimeve gramatikore. Po paguani o njerëz një njeri tju rregulloj gabimet ortografike, se për ndërtimin e fjalive keni shkuar për lesh.

                                1. R
                                  REZART

                                  O SHOKU GAZETAR VERTET KA BOT TE PERTEJME PO E NGRITE TE VDEKURIN SHUME SHPEJT ME ZA DUKE KERKUAR I NDJARE RAMET SE FEMIJET DO E PAGUAJNNNN HA HAAA HAAAA A THUA Z GAZETAR JE ME NDONJE ENDER SHPRESOJ PAK APSURDE NE REALITET

                                  1. D
                                    Dursakja

                                    Me sa kuptova unë mamaja e Blerinës(nënë kjo e tre fëmijëve që kanë vrarë babain) para shumë vitesh ka vrarë vjehrrën e saj dhe ka plagosur të shoqin(babanë e Blerinës) Tani Blerina eshtë kthyer tek familja e saj(babai i saj dikur i plagosur nga nëna e saj, por nuk ka vdekur) dhe babai flet për krimin që kanë bërë Blerina me fëmijët e saj(nipërit e tij dhe mbesa Hygertë, studente). Kjo është e gjitha.

                                    Lini një Përgjigje