Avokati Idajet Beqiri foli për vrasjen e Pëllumb Metës nga 3 fëmijët e tij të cilët u lanë sot në burg.
Beqiri tha se mbetet për t’u zbuluar motivi i vërtetë i vrasjes, duke aluduar se konflikti për fejesën e detyruar të vajzës Hygerta Metaj, nuk është shkak për të shkuar në një ekstrem të tillë.
Sipas avokatit, Hygerta Metaj e cila mori sot përsipër vrasjen e babait të saj duke thënë se e kishte kryer ajo krimin, mund ta ketë bërë një gjë të tillë edhe për të shpëtuar vëllezërit e saj sepse këta të fundit mund të dënoheshin me burgim të përjetshëm për një vepër të tillë.
“Nëse e kanë bërë në bashkëpunim, vëllezërve u jepet dënim i përjetshëm ndërsa vajzës jo sepse nuk e kemi ne dënimin e përjetshëm për vajzat dhe gratë. Kjo është një ndër arsyet pse mund ta marrë përsipër vajza krimin pasi dënimi për të mund të jetë më i lehtë.
Mund të jetë edhe kjo një arsye pse vajza e ndërmerr këtë veprim për të shpëtuar vëllezërit e saj”- tha avokati për emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV.
Avokati tha se ka pasur mënyra të tjera nëpërmjet të cilëve mund të shmangej krimi i rëndë, nëse vërtet shkaku ka qenë fejesa me detyrim e 19 vjeçares.
“Sido të jetë, djemtë janë më të fuqishëm dhe e bëjnë zap babain. Nuk u bënte dot gjë se janë më të fuqishëm. Nuk është ky motivi. Ajo është familje vërtet shumë e dhunshme. Diçka tjetër ka, po të jetë kjo e fejesës nuk është shkak që t’i lehtësojë.
Sepse kjo mund të pengohej, i thonin motrës të shkojë të jetojë në qytetin Studenti sepse edhe studionte apo në Itali të strehohej”- u shpreh Beqiri.
Njerez primitiv... vrasin dhe varrosin babain (ndoshta te gjalle)para gjykates femijet duke qeshur...pa fijen e pendeses... dmth ne vena kane gjak te zi... njerez pa ndjeja dmth te frikshem... justifikimet per krimin ne familje kerkojani ju gazetare bashkeshortes se te ndjerit qe eshte kthyer ne origjinen e lindjes.. per mendimin tim eshte strumbullari i te gjithave... ku femijet kerkojne te mbulojne.
Te vrasesh babane te shtrire ne divan(flitet ne gjume) ta mbledhesh me plasmas dhe groposesh 1m nen toke eshte t'merr.Cdo gje e planifikuar dhe tani akuzohen e vrau vajza apo djali o mamaja??, pasi viktimes po ti hiqej tel.nga zhepi i pantallonave nga vrasesit( gje qe zbuloje policia) veshtire qe te zbulohej. SEGRETI madh akoma s'eshte zbuluar per mendimin tim, njeri thote per fejesen e vajzes,te tjeret thone dhune familje etj.etj gjera qe s'justifikohen me ket krim te pa pare.