Më 10 shkurt në shtëpinë e familjes Meta ndodhi një krim i tmerrshëm ku kryefamiljari Pëllumb Meta u vra nga fëmijët e tij, u mbështoll me qese dhe u gropos brenda kasolles së bagëtive. Krimi u zbulua 12 ditë më vonë nga policia.
Zhvarrosja e tij mbrëmjen e 22 shkurtit nga policia pak metra larg banesës ka qenë një moment shokues për Ramazanin, vëllain e Pëllumbit i cili për ditë me radhë ka kërkuar një shenjë të të vëllait të zhdukur.
“Mora vesh që vëllai ishte zhdukur shkova në polici shkova dhe tek familja e tij pyeta. Më thanë nuk dimë gjë. Kjo ishte shumë e dyshimtë, por unë nuk dyshova tek fëmijët dhe tek familja e tij. Në orën 11 të natës së datës 22 erdhi policia dhe e zhvarrosi. Unë vëllain e paskam pasur këtu dhe e kërkoja në vende të tjera”, tha vëllai i viktimës Ramazan Meta.
Sipas të afërmve të Pëllumb Metës pretendimet për dhunë që kanë ngritur bashkëshortja dhe fëmijët e tij pas krimit nuk qëndrojë. Ata kërkojnë thellim të hetimeve dhe ndëshkimin e kujdo që ka ideuar krimin.
“Shkaktarja e kësaj pune është e shoqja. Shteti të bëjë punën dhe të gjejë autoren kryesore. Kush pati mundësi t’i mësojë fëmijët? Fëmijët nuk patën asgjë të keqe nga babai i tyre. I shkolloi dhe i mbajti afër. Çfarë të keqe patën? Mirë që e vranë por pse e groposën që ta zhduknin. Të vinin të më thoshin “O xhaxhi në zënkë e sipër e vramë”, tha ai.
Sipas familjarëve të Pëllumb Metës, bashkëshortja e tij Blerina i ka ushqyer fëmijët gjithmonë me urrejtje ndaj të atit dhe njerëzve të tij. Ajo nuk mbante marrëdhënie të mira me askënd dhe detyronte edhe Pëllumbin të mos u fliste familjarëve megjithëse i kishte fqinj.
Ndërsa për fëmijët ata shprehen se kanë qenë të qetë përveç djalit të madh Hysenit I cili kishte prirje të dhunshme dhe së fundmi ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Fijet e krimit te tmershem ne kete “familje” i luan baxhella qe prokuroria ka lene jashte! Femijet e saj kane deklaruar qe e ema e tyre diten e krimit “pastroi gjakun”; baxhella thote qe vrasjen e te ndjerit e “mori vesh nga policia” dmth pasi e zbuloi policia! Genjeshter e madhe! Cudi se si policia dhe prokuroria e lane jashte kete monster! Ajo tash po luan fijet qe te manipuloje skenen e krimit per te zbutur denimin e krimineleve. Por koka e krimit eshte vete baxhella! Shprit katran, nuk shprehu asnje keqardhje pa lere ndjese per nje krim te tmershem brenda familjes qe tronditi shoqerine!
sh mire Niku,
Po ti lexosh burrat shqiptar jane te gjithe impotent. Per cdo gje qe ndodh ne bote ja vene fajin grave. Dhe vet s'dine te mbajne asnje pergjegjesi. Sipas tyre gruaja eshte force e madhe dhe i bene te gjitha. Burrecet shqiptar s'bejne dot asnje gje. Femijet thane babai ishte i dhunshem dhe shtazarak, ky vazhdon akoma e thote e ka fajin nena. Po ky babai qe s'diti ti bente per vete femijet e vet, e i keqtrajtonte a kishte ndonje faje? Nderkohe femijet jane te dhunshem si ati, se e ema s'ishte e dhunshme. Cdo mbjellesh do korresh thote populli.
O nik. Ke shume te drejte, ajo eshte kryesorja kurse keto te tjeret jane vrases. Bashkohem me mendilin tend pse prokurorje la jashte ate monster. Nje familje kriminele kur vrasin baben e vet llogorite cka bejne tjeter.Gruaja ajo kryesorja eshte jashte o njerez kemben alarmi per hetuesit e prokuroren,ti varin ato kriminela sa nuk kan bere krim tjeter
Isha i sigurtë se kjo e ka vrarë që ditën e parë.Femija biologjik nuk i vret prindërit.Kjo baxhellë këta fëmijë i ka me tjetër burrë!
e ema e femijve i ka nxitur. Dukej qe ishte skuthe neperke inatqare. Shkaterroj jeten e femijve te saj qe te poshtronte te shoqin duke nxitur femijet e gjore.
Mund te jete dhe ndryshe. Vellai,Ramazani,mund te flas ne favor te vellai se e ka vella,por ama edhe deklaratat dhe akuzat e femijeve duhen mare me shume ne konsiderate,pasi ata kane jetuar me ate baba,te cilet e quajn te dhunshem, sqarime me te hollsishme do t'i nxier prokuroria. Te mos flitet para kohe.
Viktima i kercenoi gruan dhe femijet, me ngerhimen e gjumit te drekes. Kaq shume u ndjen te dhunuar sa qe gruaja dhe tre femijet e qelluan me nga nje plumb. Plumbin e pare ja shkrepi gruaja, pastaj djali i madh, pastaj djali i vogel dhe ne fund vajza. Burra, mos ngerhisni ne gjumin e drekes. DO TA HANI.
Kjo ngjarje mos të analizohet si rast i veçantë, sepse si e tillë atë e trajton drejtësia. Ngjarje të tilla të shihen me një këndvështrim më të gjërë e më të thellë, me gjendjen tepër alarmante të krizës familjare në vendin tonë.
Në të gjithë ketë tragjedi familjare çdo veprim apo situatë duket i mirë organizuar. Ora dhe vendi i vrasjes, zhdukja e kufomes dhe menyre se si krijohen alibitë mbas ngjarjes. Gjithshka është kryer me gjakftohtesi dhe paramendim. Prandaj teza e një veprimi gjatë një konflikti familjar nuk qëndron. Te tre femijet janë manipuluar dhe perdorur, i pari si I forte ka qelluar e bija si një engjell e oafajshme merr persiper krimin si nje martire e dhunes familjare, Djali tjeter ndihmone ne zhdukjen e gjurmeve. Kush e ka ideuar kete skenar dhe ka drejtuar zbatimin e tij, kuptohet nga te gjithë.
Lëreni policinë të bëjë punën e vet, ku i dihet përse e ka lën jshtë gruan e viktimës. Dardha e ka bishtin mbrapa siq i thonë asaj fjalës.