Një person tenton të hyjë me forcë në një bankë të nivelit të dytë në Korçë, largohet sapo sheh Policinë

22 Dhjetor 2024, 09:07Kronika TEMA
Një person tenton të hyjë me forcë në një

Mbrëmjen e së shtunës një person ka tentuar të hyjë brenda një banke të nivelit të dytë e cila ndodhet shumë afër qendrës së qytetit të Korçës.

Sipas burimeve një person ende i paidentifikuar ka hyrë në vendin e brendshëm të bankomatëve duke goditur me këmbë derën hyrëse të kësaj banke.

Nga goditja, dera është hapur ndërkohë që ka qenë sinjali i sigurisë së bankës ai që ka vënë në alarm jo vetëm policinë private që ruan godinën por edhe forcat e policisë së komisariatit të Korçës, përfshi atë të sektorit të krimeve të cilët në bashkëpunim edhe me punonjësit e bankës kanë bërë të mundur këqyrjen e kamerave të sigurisë duke parë të gjithë skenën por pa arritur tek autori.

Ajo çfarë dihet është fakti se personi që ka hyrë brenda ambienteve të bankomatit ka goditur vetëm njëherë derën hyrëse pa hyrë brenda saj.

Policia po punon për identifikim e autorit dhe kapjen e tij. 

Lini një Përgjigje