"Njëri nga ish-pronarët më ofroi një hyrje", ish-drejtorit të klubit të ‘Partizani’ iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin

22 Tetor 2023, 13:54Kronika TEMA

"Njëri nga ish-pronarët më ofroi një hyrje",

Të tjera dëshmi jepen në dosjen e SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilën është arrestuar dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi si dhe është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin si dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Në dosje zbardhen detaje se si ish-drejtorit të klubit të ‘Partizanit’ Isa Tare, iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin. Isa Tare ishte drejtori i Klubit nga viti 1995-2005.

''Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole.. Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportesh Partizani t'i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i të cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t'i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish pronarët. Pjesë e klubit shumësportesh Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhje në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes'',- thuhet në dosje.

 

1 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Me prishjen e kompleksit partizani eshte bere krim i madh dhe per kete Saliiu me dhenderrin e tij duhet te pergjgjen e te futen ne burg.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje