Ka kaluar për gjykim çështja ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari.
Avokati i tij Dheodhori Sollaku kërkoi gjykim të shkurtuar që u pranua nga gjykata.
Sipas SPAK, Hajdari nuk ka deklaruar në formular dënimin e tij të marrë në Greqi për kalim të jashtëligjshëm të kufirit në vitin 1999.
Më 15 nëntor, SPAK mori si të pandehur Kreshnik Hajdarin pasi i njoftoi akuzën për falsifikim të formularëve.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai ka shkelur nenin 190/2 të Kodit Penal, që parashikon dënim nga 6 muaj burg deri në 5 vjet, si pasojë e mosdeklarimit të procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi në formularët e dekriminalizimit dy herë, nga viti 2019 e në vazhdim.
Çfare turpi qe ben SPAK per kete qe ka bere kalim kufiri te pa ligjshem ,or prokurore me shume se 1500000 Shqiptare qysh nga 1990 me ambasadat me anijet qe iken ,qenkan shkeles te jalimit te kufirit !