“Nuk është problemi ynë por i nipave” - Babai i viktimës në Shkodër: Kam një javë që kërkoj shtëpi me qira, t’i largoja nga këtu

19 Shtator 2022, 10:43Kronika TEMA

“Nuk është problemi ynë por i nipave” - Babai i

Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, mbetet ende pa autor, por megjithatë babai i viktimës deklaron për policinë dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen. 

Dyshimet se ngjarja mund të ketë ardhur për shkak të aktivitetit të kushërinjve të tij, përforcohen edhe nga deklaratat e babait të viktimës.

Sapo mësoi ngjarjen, mbrëmjen e kaluar, ai mbërriti të lokali ku ndodhi vrasja dhe dëgjohet teksa i dëshpëruar flet me policinë.

“Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë”, deklaroi i ati.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu” mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.

Erjon Xhenje 19 vjeç, ishte brenda lokalit, kur drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. 

Dyshohet se atentati është zhvilluar nga dy persona që po lëviznin me motorçikletë.

 

2 Komente

  1. P
    Po çlidhje Ka një femi 19 vjeç me nipat o terroris

    Këta jane terrorist Talibane, Turqe që vrasin një Femi, për hake marre. Po çlidhje Ka një 19 vjeçare me nipat një Zote e di? Poshte mentaliteti Turke, Otomane, Talibane. Poshte hakmarrje në njerzit e pa famshem që kane lidhje gjaku ose familjare me atê që kryen një krime.

    1. P
      Prec Doda

      Objektivi ka qene i qarte, ai djali 19 vjecar kishte hyre ne rrugen kriminale, i jati nuk e justifikon dot. Ata qe nndiqnin, kishin 2-3 dite, pra nuk ndiqnin kusherinjte e tij, por vete viktimen.

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema