Në mediat britanike e cilësojnë si shembullin e shqiptarit problematik, që duhet të nxisë politikën britanike për t’i dëbuar të gjithë shqiptarët e paligjshëm në vend.
Ai është Dorian Puka nga Lezha, i dëbuar dhe i dënuar dy herë nga britania për vjedhje. Sipas raportimit të The Telegraph, ai ka hyrë sërish ilegalisht në Britani, dhe “shet mend” me Ferrari 200 mijë eurosh në mes të Londrës.
Autoritetet thonë se nuk e dëbojnë dot, pasi duhet të presin shqyrtimin e aplikimit të tij për azil, sipas procedurës.
Sakaq, Puka nuk ia përton të ironizojë si gazetarin anglez që i bëri shkrimin, ashtu edhe politikanin ekstremist Nigel Farage.
“Charles Hymas. A mendon se mua më bëhet vonë se cfarë ti shkruan për mua? Shkruaj prap. Mua nuk më bëhet vonë. Thuaj Nigel Farage së ndaluari në të kërkuarin intervistë me mua. Ju nuk jeni end në nivelin tim. Mbase kur ti (Charles) do të shkosh në Westmisnter( Parlamentin Britanik) do të mendohet e t’ju jap një shans. Faleminderit”, ka shkruar Puka me një anglishte të çalë, në Instagramin e tij, në këto momente fame dh vëmendjeje që duket se po i shijon.
Skandaloze!! A ka njeri ti japë fund këtij plehre. Hajdut i pacipë dhe ku të flasësh edhe për moralin e tij është më shumë se kohë e humbur. Simboli më i mirë i shumë shqiptarëve kriminelë e drogaxhinj që dalin në rrugë e bëjmë paradë me paratë e pista.
"Skifter"! Çfarë skifteri mor ju marrë mortja. Ky ështê korb i zi, që na ka nxirë emrin, Jo skifter, o gazekarê
Ky tipi nga Lezha, apo Puka nuk pèrbèn njè probem shqipètarè, por èshtè krejtèsisht njè humor anglez me ligjet e shtetit tè tyre. Tè shohèsh njè Ferrari nè Angli èshtè normale, por kur atè e nget njè hajdut i deklaruar e i demaskuar si i tillè, kjo gjè tè vret! Ndaj dhe gazetarèt e publikojnè si njè "humor" Kèta tipa janè vegla dhe viktima tè asajè pjese tè errèt tè shoqèrisè qè jetojnè e fitojnè nè kurrizin e viktimave tè drogès qè nuk besojnè nè ndryshimin e botès....Mos krijoni idenè qè Policia atje èshtè e paaftè, ata luajnè si macja me miun!