Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO, përplasje në gjyq: Je krijesa më e shpifur që kam njohur

10 Dhjetor 2024, 11:14Kronika TEMA
Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO, përplasje në gjyq: Je

Është zhvilluar këtë të martë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore në kuadër të megaprocesit “Plumbi i Artë”.

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili dha dëshminë e tij.

Dëshmia u shoqërua me kundërshti të ashpra nga të akuzuarit e SPAK, të cilët e ndërprenë disa herë atë, duke krijuar situata të tensionuara në sallë.

Në kulmin e përplasjeve, i akuzuari Petrit Qoli deklaroi: “Nuredin Dumani është krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës sime.”

Për të qetësuar situatën, gjykata vendosi ndërprerjen e seancës për disa minuta. Pas rifillimit, seanca vijoi nën masa të forta sigurie, ndërsa tensionet mes palëve mbetën të larta.

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Krimineli 53 vjec mendon se ka krijesa me te poshtra se ai vete.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje