VIDEO/ Operacion i SPAK me autoritetet finlandeze - Dumani: Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin edhe në vendet nordike

3 Qershor 2025, 12:35Kronika TEMA
VIDEO/ Operacion i SPAK me autoritetet finlandeze - Dumani: Krimi shqiptar ka

SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze, për goditjen e një grupi kriminal shqiptar të drogës.

Në një dalje për mediat, kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se krimi shqiptar e ka shtrirë aktivitetin edhe në vendet nordike.

“Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën. Autoritetet lijgzbatuese nordike i kanë dhënë besim institucioneve tona.

Kjo na ka mundësuar goditjen disa grupeve kriminale, përgjegjës për trafikimin e disa drogërave.

Hetimi rezultat i një pune të gjatë, shpreh mirënjohje dhe vlerësim për partnerët finlandezë që kanë kontribuar në këtë hetim të përbashkët.

Falenderim për zyrën e oficerit ndërlidhës mes SPAK dhe autoriteteve finalandeze.”, theksoi Dumani.

1 Komente

  1. E
    Eva

    Nje korigjim per kreun Dumani, quhen "kriminel shqiptar" dhe jo "krimi shqiptar", se po na behesh si sala... e ben te duket si krim shteteror!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje