Organizonin lojëra fati nga celulari, arrestohet 22 vjeçari në Lushnje, në kërkim një tjetër

31 Gusht 2024, 15:12Kronika TEMA
Organizonin lojëra fati nga celulari, arrestohet 22 vjeçari në

Policia e Lushnjes ka arrestuar ditën e sotme një 22- vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër, pasi organizonin lojëra fati nga celulari.


Sipas policisë, u arrestua shtetasi me inicialet R. Ç., 22 vjeç dhe u shpall në kërkim 37- vjeçari me inicialet Y. H.

''Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin R. Ç., 22 vjeç si dhe shpalli në kërkim shtetasin Y. H., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi në bashkëpunim me njëri-tjertin organizonin lojra fati nga celulari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular”, njofton policia.

Lini një Përgjigje