Ndërtesa e Kryeministrisë është blinduar që prej pasdites së sotme me veshje metalike, parapërgatitje këto për protestën kombëtare të thirrur ditën e nesërme nga Partia Demokratike.
Kjo protestë, e cilësuar nga demokratët si “madhështore” do të nisë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qëllimi i këtij tubimi është rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë ende nuk dihet nëse Berisha apo të tjerë do të mbajnë fjalë përpara qytetarëve apo se cili është organizimi.
Sipas kryedemokratit Sali Berisha kjo protestë do të jetë pa ndalim deri në realizim të qëllimit ndërsa nuk janë mohuar dhe skenarët e tjerë deri në arritjen e grevës së urisë.
Protesta është kombëtare çka pritet pjesëmarrja e qytetarëve dhe nga rrethet, por sesa do të jetë prezenca reale kjo mbetet për tu parë. Nëse i referohemi foltoreve që Berisha organizon prej 5 javësh poshtë zyrës së Ramës, mbështetja nga qytetarët ka qenë çdo javë në rënie.
Ndërkohë një tjetër problem i është shtuar PD-së. Demokratët kanë cilësuar ish-deputetin Ervin Salianji si të vetëpërjashtuar nga partia për shkak të organizimit të takimit me qytetarët në Elbasan, për të cilin akuzohet se e përkrahur Suel Çela, kreu i bandës së qytetit.
Gabime ..leri te thyhejne te shkaterojene per ti treguar popullit kush jane..... Keta bejne lojen e Rames bejne ate qe Rama do.......çfare proteste dhe per çfare . Per Ballukun qe akuzohet per mos barazi ne tender asgjeeee dhe kush e organizone kete protest , nje i pandehur per veprat pénale korrupsion , vjedhje , vrasje si Bufi kenetes qe eshte i shpallur non grata nga Angli e Amerike
flliqesirat talibano komuniste carise te vicidolit
O debila gazetare , e kam theksuar dhe me perpara ….nuk ka term kryedemokrati per Sali kufomen , por kryetar i Partise Demokratike ….kryekrimineli po kryedemokrat kurre …mos beni gabime te tilla o debila ….dmth eshte kryedemokrat Saliu dhe nuk eshte Rama ?? Yyyyyt plera qe ju ka gjetur Ymer Bazje nje e nje neper lulishte duke i bere yzmetin bythes …